Futboll Sport

TIRANA MERR LAJMIN E KEQ/ Titullari i padiskutueshëm i dyshuar me COVID-19. Në rrezik sfida ndaj Kukësit

Erjon Hoxhallari është problemi aktual i Tiranës. Lojtari nuk është stërvitur ditën e enjte gjatë seancës së paradites duke vënë në alarm skuadrën bardheblu.

Mësohet se ai ka probleme me fytin dhe ka dyshime për një virozë Omicron. Gjithsesi, drejtuesit, për të mos rrezikuar, e kanë lënë në shtëpi Hoxhallarin.

Lojtari me shumë mundësi do të jetë sot në stërvitjen e radhës, por nëse nuk ia del, atëherë për Tiranën do të jetë një humbje e madhe, sepse Hoxhallari është kapiteni i skuadrës dhe një nga lojtarët më stabël në ekip. Kapiteni është aktivizuar në të 17 takimet, duke qenë në fushë 1519 minuta.

MUNGESAT – Veç Hoxhallarit, që është në dyshim për Tiranën, është e sigurt mungesa e Majkëll Ngosë. Anglezi është operuar dhe pritet të jetë gati në fund të marsit.

Skuadra e Tiranës ka pesë titullarë që janë me tre kartonë të verdhë. Nëse ndëshkohen me Kukësin, mungojnë me Skënderbeun.

Kështu, Filip Najdovski, Zhoselin Behiratçe, Ëngjëll Hoti, Vesel Limaj dhe Taulant Seferi janë me nga tre kartonë të verdhë. Nëse ndëshkohen, humbasin sfidën me korçarët.

Bardheblutë duhet të tregohen të kujdesshëm në sfidat në vazhdim të Superiores.

DIFERENCA – Gjashtë pikë larg vendit të parë është në këtë moment Kukësi. Skuadra e drejtuar nga Longo do të ketë një përballje të drejtpërdrejtë me kryesuesit e kampionatit, Tiranën e Orges Shehit.

Për ata që nuk e dinë, Kukësi është skuadra e vetme që Tirana ka gati dy vite të cilën nuk e mund. Fitoren e fundit Tirana me Kukësin e ka pas vitit të titullit, pikërisht 2-0.

Data shënonte 4 nëntor 2020 dhe autor i golave ishte Filip Najdovski.

Për më tepër, edhe Orges Shehi nuk ka mundur dot të mposhtë qoftë edhe një herë Kukësin në një vit te Tirana. Në një vit kalendarik, Shehi në krye të bardhebluve ka 40 takime me një me satare si asnjë trajner tjetër ka në fushën e lojës.

Nga 40 ndeshje, Shehi ka 24 fitore, nëntë barazime dhe 7 humbje. Golavarazhi është në favor të tij 73:36. Nga ana tjetër, në Superiore ka 36 ndeshje, ku ka grumbulluar 72 pikë. Shifra shumë të rëndësishme për një trajner.

Related posts

KATEGORIA SUPERIORE/ Duele me objektiv Europën dhe mbijetesën, ja sfidat e ditës së sotme

Delo.autor

VIDEO/ Ronaldooooooo! Reali kalon në avantazh

Q.Autor

Ancelotti: Milan-Juve, ja për cilën skuadër do të bëj tifo në finalen e Kupës

Sadik.Autor

Leave a Comment