Futboll Seria A Sport

MILANI NË HALL/ “Legjenda” holandeze “qan” për klubin “kuqezi”

Marco van Basten pranon se ai është “i lënduar” nga problemet që po has Milan në këtë periudhë, por të paktën ngushëllohet ma faktin se Juventus është i suksesshëm vetëm në Itali dhe jo në Europë. Milan rrezikon edhe përjashtimin nga Europa League si pasojë e shkeljes së “fair play financiar” shumë larg asaj që ndodhte dekada më parë, si për shembull kur luante Van Basten. Holandezi u aktivizua me kuqezinjtë nga viti 1987, derisa u tërhoq nga futbolli në vitin 1995 dhe fitoi te herë titullin kampion dhe dy herë Champions League.

“Në krahasim me kohën kur luaja unë Milan ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë dhe më vjen keq për këtë. Atëherë ishte një Milan i gjithi italian, me Silvio Berlusconi si president, ku ishim edhe ne, tre holandezët. Formuam një skuadër shumë të mirë. Tani që klubi ka pronësi kineze, gjërat nuk ngjasojnë aspak dhe klubi ka humbur forcën. Dikur, Milan dhe Inter ishin si Real dhe Atletico sot. Milan arriti një lavdi edhe më të madhe se Real në kohën time. Nuk është vetëm një problem i krizës së futbollit italian, por në mënyrën e organizimit dhe menaxhimit të klubit. Të paktën, si tifoz i Milan them se Juventus po dominon në Itali, por jo në Europë,” – u shpreh Marco van Basten.

Related posts

Bacca: Milan po “ha bukë” falë historisë

Q.Autor

PSG-BAYERN MUNICH/ Boks në stërvitje, ja plani i trajnerit Flick kundër “francezëve”…

Delo.autor

FLAMURTARI-LAÇI/ “Kurbinasit” shënojnë golin e tretë me 10 lojtarë, Xhixha feston si “Ronaldo” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment