Futboll Sport

Milinkovic drejt zyrtarizimit, zbulohet klubi që do Realdo Filin

Çështja e trajneri të ri të Partizanit është kthyer në një telenovelë. Janë lakuar deri më tani emra të shumtë, por ende nuk ka një vendim zyrtar. Por së fundmi Mladen Milinkovic është ai që ka më shumë shanse për të marrë drejtimin e të kuqve, madje kjo mund të ndodhë që sot. Duhet pritur, por raportohet se presidenti Gazment Demi ka pasur një takim me përfaqësuesin e teknikut serb. Milinkovic normalisht nuk ka pse i thotë “jo” një rikthimi në Superiore.

Ai ka drejtuar me sukses Luftëtarin, ndërsa sezonin e shkuar e nisi në krye të Kukësit. Vetëm gjashtë muaj qëndroi te skuadra verilindore dhe e ndërpreu kontratën në mes. Partizani e kërkoi që vjet në verë, por duket se do të bashkëpunohet sivjet. Te të kuqtë ai do të gjente edhe Marko Jovanovic, i cili është pjesë e stafit teknik aty dhe më parë ka bashkëpunuar me Milinkovic te Kukësi dhe Luftëtari.

REALDO FILI – NK Istra është klubi që kërkon shërbimet e fierakut shkruan “Panorama Sport”, ndërkohë që thuhet se vetë trajneri i këtij ekip e ka ndjekur sulmuesin anësor. Fili e mbylli sezonin me Kamzën. Në Superiore ai është aktivizuar me Apoloninë dhe Partizanin. Me bardhejeshilët ai spikati dhe më pas kaloi te “demat e kuq”. Nisja nuk ishte e keqe, madje në të shkuarën ka pasur edhe oferta nga jashtë vendit, por me nisjen e sezonit të ri gjërat nuk shkuan siç duhet dhe në janar ndërpreu kontratën. Te Kamza Fili luajti rregullit, duke u aktivizuar në 17 ndeshje (13 titullar) , gjatë të cilave realizoi edhe dy gola.

Related posts

KLUBI ITALIAN REFUZOI “KUQEZINJTË”/ Drejtori sportiv: Lojtari ynë vlen më shumë se oferta e Milan

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Villarreal-Manchester United. Rezultati 0-2

Delo.autor

Milan-Chievo, veronezët kanë 7 humbje radhazi në transfertë

Q.Autor

Leave a Comment