Futboll Seria A Sport

Milinkovic-Savic i vetëofrohet klubit italian, është krenari të vesh atë fanellë

Një nga objektivat e mëdha të Juventusit në merkaton e transferimeve të verës mbetet Sergej Milinkoviç-Savic, mesfushori-sulmues i Lazio, i cili kaloi një periudhë joemocionuese në Kupën e Botës me ekipin e tij kombëtar, teksa u eliminua në grupe. Sidoqoftë, ai ka mbyllur një sezon prej protagonisti të madh me fanellën e Lazios.

Me rusin Aleksandr Golovin, që nuk shkon në Torino për shkak të kërkesave ekonomike të CSKA Moskës (Chelsea e ka pajtuar tashmë me 30 milionë euro), Milinkoviç-Savic mund të bëhet goditja hit për bardhezinjtë në verën e vitit 2018. Për të arritur te serbi, Marotta dhe Paratici, megjithatë, do të kenë nevojë për një punë të madhe dhe shumë durim.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, në fakt, insiston në shifrat stratosferike që kërkon për serbin. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, çmimi për kartonin e tij do të jetë 110 milionë euro, plus kartoni i uruguajanit Bentancur (gjithsej, rreth 120 milionë euro). Për këto shifra të ngjashme, Juventusi është gati të ulet në tryezë dhe të merret me këtë çështje.

Strategjia e drejtuesve të Juventusit është e qartë: në qoftë se ata nuk do të marrin propozime më konkrete, Lazio mund t’i ulë pretendimet për një shifër më pak se 120 milionë euro. Nëse kjo ndodh, “Zonja e Vjetër” do të jetë gati për ta joshur Lotiton, duke i shkëputur atij “gurin më të çmuar” të historisë bardhekaltër. Vetë mesfushori serb, i pyetur nga mediat e vendit të tij, ka lënë të kuptohet se është i prirur të kalojë te kampionët e shumëfishtë të Italisë: “Juventusi është ekip i madh, do të flas me Lazion”.

Related posts

RONALDO I RI/ Talenti portugez i Wolverhampton kushton 120 milionë euro

Isa.Autor

Pogba pranon se ka mësuar shumë nga dështimi i Diaby te Arsenali

Sadik.Autor

PËRGËNJESHTRON INZAGHIN DHE PARALAJMËRON INTER/ Gasperini: Do të na ndihmojë për disa aspekte, kur…

Delo.autor

Leave a Comment