Futboll Sport

Besart Berisha lë Australinë për Japoninë, i bashkohet Sanfrece Hiroshimas

Besart Berisha largohet nga Melbourne Victory dhe nga futbolli australian. Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare dhe asaj kosovare, pas 7 vitesh në kontinentin e kangurëve ka vendosur ta vijojë karrierën në Japoni te Sanfrece Hiroshima. 32-vjeçari, pasi fitoi gjithçka në Australi, ku fitoi 4 tituj kampion me Brisbane Roar dhe Melnourne Victory, ka vendosur të hedhë një tjetër hap në karrierë.

Berisha ka shënuar në total 116 gola në kampionatin e Australisë si dhe ka fituar 2 herë Këpucën e Artë.

Duke folur për këtë lëvizje të tij, Berisha tha se ka marrë vendimin e duhur.

“Kam emocione të përziera tani, pasi kam kaluar një eksperiencë shumë të mirë te Viktoria dhe në Australi. E kam pak të vështirë tani, por është vendimi i duhur për t’u larguar. Dua të falënderoj tifozët që më kanë përkrahur në momente të mira, por dhe në kohë të vështira”.

Related posts

E BUJSHME/ Mesfushori Eriksen nuk do të jetë prezent në ndeshjen ndaj Veronës, ja arsyeja e vërtetë…

Delo.autor

“NUK MË PËLQEN TË KRAHASOJ BREZAT”/ Ndihmësi i Tuchel: Ky është defekti i vetëm i Mbappe

Delo.autor

Zyrtare: Sulmuesi i Chelsea kalon në Spanjë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment