Futboll Sport

Ministri izraelit zbulon arsyen e penalltisë së gabuar të Messi-t

Avigdor Liberman, Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, deklaroi se Lionel Messi gaboi penalltinë ndaj Islandës, për shkak se Argjentina anulloi ndeshjen e fundit miqësore në përgatitoret për Kupën e Botës, e planifikuar të luhej në shtëpinë e hebrenjve. “Në ndeshjen e Argjentinës ndaj Islandës, të gjithë e pamë se sa shumë Messi kishte nevojë për atë ndeshje përgatitore ndaj Izraelit”, shkroi Liberman në llogarinë e tij në ‘Tëitter’, pas penalltisë së dështuar të Messit, çka ndikoi në barazimin e Argjentinës përballë Islandës, me rezultatin 1-1. Një barazim që rrezikon tashmë kualifikimin e mëtejshëm të Argjentinës, pasi do të duhet të përballet në “Grupin e Vdekjes” me Kroacinë dhe Nigerinë.

Ndeshja miqësore mes Argjentinëse dhe Izraelit ishte planifikuar fillimisht të luhej në “Samy Ofer Stadium” në qytetin bregdetar të Haifa, por më pas u transferua në “Teddy Kollek Stadium” në Jeruzalem për presion të madh politik. Më pas u anullua, sipas autoriteteve vendore, për shkak të “kërcënimeve terroriste”, kundër Messit dhe familjes së tij.

Related posts

I HABIT TË GJITHË/ Icardi: Wandan nuk e dua më, e kam si motër! Zbulohen mesazhet e argjentinasit me modelen

F.autor

Dinamo zyrtarizon Igli Allmuçën, dorë të lirë për merkaton

Sadik.Autor

Coentrao shpërtheu në lot pasi u zëvendësua në minutën e fundit

Q.Autor

Leave a Comment