Futboll Premier League Sport

NUK DI TË NDALET/ Liverpooli shënon fitoren e radhës për rrugën drejt titullit kampion

Liverpool e ka deklasuar sonte në Anfield Newcastle United me rezultat 4-0, duke shënuar një fitore të madhe që e dërgon atë drejt titullit të kampionit. Në këtë ndeshje nga minuta e parë ka startuar Xherdan Shaqiri, i cili edhe ka realizuar gol në minutën e 79-të.

Liverpool nuk po di të ndalet.

Sonte ata kanë mposhtur me rezultat 4-0 Newcastle United në Anfield duke marshuar kështu drejt titullit të 19 në Premier Ligë.

Pjesa e parë Liverpool e nisi e tëra në sulm ku arriti që të shënoi që në minutën e 11-të me anë të Lovren.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Liverpooli që nuk u ndalën.

Në minutën e 48 Salah shënon nga penalltia, edhe pse penalltia e akorduar ishte shumë e dyshimtë për vendasit.

Neëcastle tentoi të kthehet në lojë por nuk ja arriti, pasi që ishte Xherdan Shaqiri që e vulosi këtë takim duke shënuar në minutën e 79.

Për më shumë Liverpool shënon edhe në minutën e 85-të duke e vulosur këtë takim me golin e Fabinhos.

Me këtë fitore, Liverpool arrin në kuotën e 51 pikëve dhe është shtatë pikë para Manchester Cityt që është në pozitën e dytë më 44 pikë.

Related posts

E DHIMBSHME/ FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI, ndahet papritur nga jeta ish-futbollisti i njohur

Isa.Autor

MENDON PËR MERKATON E JANARIT/ Liverpool gjen zëvendësuesin e Van Dijk në Holandë tek klubi…

Delo.autor

FOTOLAJM/ Nga Teuta te Kastrioti, mesfushori del në stërvitje me krutanët

Delo.autor

Leave a Comment