Futboll Sport

Mjafton Rashford dhe Welbeck, Anglia mposht 2-0 Kosta Rikën

Anglia ka fituar 2-0 ndaj Kosta Rikës në miqësoren e tyre të fundit në kuadrin e përgatitjeve për Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Në sfidën e zhvilluar në stadium “Elland Road” të Leeds, ndeshja u fut në shinat e duhura për “luanët”, pas një goli të mrekullueshëm nga Marcus Rashford.

Në minutën e 13-të, sulmuesi i Manchester United mposhti portierin Keylor Navas me një “predhë” nga jashtë zone, duke hedhur kandidaturën për një vend si titullar te skuadra e Gareth Southgate.

Rashford ka shënuar gol në të tre ndeshjet që ka nisur si titullar te Anglia gjatë karrierës së tij.

Kur kishin mbetur edhe 14 minuta lojë, vendasit realizuan golin e dytë me anë të Danny Welbeck, që tundi rrjetën pas krosimit të Dele Alli.

Ky ishte goli i 16-të i Welbeck në 39 ndeshje me Anglinë, më shumë se çdo futbollist tjetër në këtë ekip.

Anglia do ta luajë në grup me Panamanë, Tunizinë dhe Belgjikën në “Rusi 2018”, ndërsa Kosta Rika do të ndeshjet me Brazilin, Serbinë dhe Zvicrën.

https://twitter.com/footy_com/status/1004809262957256705

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Armando Broja i vetëofrohet Barcelonës

F.autor

“HEROI” I KOMBËTARES/ Ja vendi ku u rrit 20-vjeçari Armando Broja, flasin të afërmit

Delo.autor

TENIS/ Fitojnë Nadal e Barty, “numrat 1” tregojnë forcën në “Australian Open”

Delo.autor

Leave a Comment