Futboll Sport

EKZEKUTOHET ME…/ Roveshiata nga pishina që iu “vuri flakën” rrjeteve sociale (VIDEO)

Kjo video po shpërndahet si “zjarri në kashtë” përmes rrjeteve sociale. Topi i futbollit ekzekutohet me përsosmëri, fuqi dhe objektiv të saktë, duke goditur kokën e atij që e pasoi. Dhe të mendosh se goditja e topit bëhet në kushtet e një pishine me ujë deri te gjunjët.

Por jo vetëm kaq. Veprimi spektakolar bëhet nga një njeri që i kalon 100 kg, me një roveshiatë, që të kujton golin e Cristiano Ronaldos ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, sezonin e shkuar, kjo video ka gjithçka për t’u bërë “virale” në mediat sociale. Me siguri, pas kilogramëve të tepërt të këtij njeriu fshihet talenti për futbollin në rininë e vet. Në mos ka qenë futbollist…

Related posts

PAS FITORES NDAJ EMPOLIT/ Marotta: Po punojmë për t’i bërë tifozëve një dhuratë të rëndësishme

Delo.autor

RIFILLIMI I KAMPIONATIT/ Messi ka mundësi të thyejë rekordin e Pele

Delo.autor

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Bën gjestin e madh, “Fenomeni” i dhuron një apartament luksoz Ben Arfa

Delo.autor

Leave a Comment