Futboll Sport

Mjeku i Zvicrës zbulon gjithçka/ Ja çfarë duhet të kesh në çantë gjatë Botërorit

Që të marrësh pjesë në një turne botërorë, skuadrat kombëtare kanë marrë masa “drastike”. Një prej tyre është dhe mjeku, që duhet të bëj gjithçka në imtësi për t’i qëndruar afër skuadrës, sidomos dëmtimit. Pas dëmtimit të Behrami në ndeshjen me Brazilin, është mjeku i kombëtares së Zvicrës, Cuno Wetzel, që për “Blick” zbulon të gjitha rreth situatës së Behramit dhe cilat janë paisjet që i duhen një mjeku në një Kampionat Botëror.

“Është vetëm një shtrëngim muskulor, jo ndonjë lëndim strukturor muskulor.”-deklaroi Wetzel.

Edhe pamja e çantës është e re. Nga njëra anë ngjyrat e Rusisë dhe në anën tjetër flamuri zviceran. Nënshkruar nga të gjithë lojtarët. Por, çka ka brenda në koferin e një mjeku? Dhe, cili ishte lëndimi më i rëndë që ky mjek ka trajtura në fushën e lojës?

Në detaje, mjeku i kombëtares zvicerane, Cuno Wetzel, i zbulon të gjitha për Blick. Ai është mjek i kombtares zvicerane nga viti 1987 dhe i skuadrës Young Boys nga viti 1984.

“Ato që së pari tërheqin vëmendjen janë darat. Ato duhen për të nxjerrë gjuhën për të parandaluar një vdekje në fushën e lojës. Më tej shihet një matës temperature, dhambë çante, otoskop, stetoskop dhe shiring me adrenalinë për raste urgjente (nevojitet në rast të një ataku kardiak ose shoku alergjik), pinceta, nitroglicerin (për zemër), antibiotik, barëra qetësues, set i ampulave, seti për qepje (me gjilpërë dhe fasha), matësi i sheqerit në gjak dhe shumë, e shumë, e shumë gjëra të tjera!!!

Mjeku është edhe njeriu i parë që e gjejnë veten lojtarët për të biseduar edhe kur nuk janë të sëmurë ose të lënduar.

Për këtë arsye në këtë çantë ka vend edhe për çamçakëz, kremë dielli (faktor 50) dhe shkrepëse. Jo për të tymosur duhan, por për të djegur nyjet e lidhëseve.

Rastin më të rëndë Wetzel thotë ta ketë pasur me Young Boys.

Në fund të majit 2012 kanadezi i Young Boys, Josh Simpson në ndeshjen kundër Baselit theu këmbën gjatë takimit. Pas shumë trajtimeve, Simpson ju rikthye fushave vetëm pas tri vitesh.

Për këtë arsye problemet muskulore të Behramit janë për mjekun e kombëtares zvicerane gjëra rutinore, por sigurisht se gjatë Botërorit ai do të ketë ende punë.

Related posts

Gol i çmendur në ndeshjen Kosta Rika-Serbi (VIDEO)

Sadik.Autor

Jurgen Klopp shpjegon me detaje pse e mori Xherdan Shaqirin te Liverpooli

Isa.Autor

E FUNDIT/ Messi bojkoton stërvitjen e radhës, Barcelona e tërbuar! Babai i Leos niset nga Argjentina

Delo.autor

Leave a Comment