Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Milan gati të “rrëmbejë” në merkaton e janarit sulmuesin e Inter…

Andrea Pinamonti do të largohet nga Interi në merkaton e janarit, kjo për shkak se nuk ka vend te skuadra e drejtuar nga Antonio Konte.

Është pikërisht trajneri zikalktër, i cili i ka bërë të ditur sulmuesit italian, që nuk ka vend në skuadër dhe në janar duhet të gjejë një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën. Nga kjo kërkon të përfitojë Milani, që është në kërkim të një zëvendësuesi për Zlatan Ibrahimoviç.

Kuqezinjtë po ndjekin me vëmendje situatën e sulmuesit Pinamonti dhe në janar mund të bëjnë një lëvizje për ta veshur kuqezi. Do të ishte një transferim me kosto të ulët dhe lojtar në moshë të re, vetëm 21 vjeç dhe i përshtatet politikës së klubit kuqezi.

Related posts

Caicedo i Lazios në telashe, i akuzuar për trukim të ndeshjes midis Levantes dhe Saragozas në 2011

Q.Autor

E JASHTËZAKONSHME/ Barcelona U-13 tregon përse katalansit janë “më shumë se një klub” (VIDEO)

Isa.Autor

“TELENOVELA” E MBAPPE DREJT FUNDIT/ Real Madrid ka në dorë të ardhmen e francezit

F.autor

Leave a Comment