Gossip Sport

Modelja nga Mitrovica që pozon nudo i “propozon” martesë Xherdan Shaqirit

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë mes Zvicrës dhe Serbisë ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Ishte shkëlqimi i dy shqiptarëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, që bënë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit.

Urime të përzemërta dhe falënderime për dy futbollistët kanë shprehur edhe shumë prej figurave publike përmes rrjeteve sociale.

Madje, një nga modelet më të njohura në vend, nuk është përmbajtur aspak as për simpatinë e treguar haptazi ndaj Xherdan Shaqiri.

Është kjo Besa Istrefi nga Mitrovica, e cila ka qenë shumë e përfolur në media për fotografitë e saj artistike nudo.

Në një imazh të hedhur në InstaStory, Besa shfaq momentin kur Shaqiri ka shënuar gol, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se ka dëshirë të martohet me të.

“Oh la la, ma lerëni këtë Xherdanin ta martoj”, shkruan modelja mitrovicase.

Related posts

I PËRGJIGJET LEGJENDËS BONIEK/ Bogdani: Zibi ka frikë nga “Kuqezinjtë”, ndaj përmend Lewandowski-n

Delo.autor

“CUADRASO NJË KLOUN”/ Asllani trazon ambientin zikaltër, komenti i tij tërbon drejtuesit e Inter

F.autor

“ME ANGLINË MUND TË SHKRUAJMË HISTORINË NË “KATAR 2022″/ Bomberi Cikalleshi: Ka ardhur koha që të ndryshoj…

Delo.autor

Leave a Comment