Futboll Sport

RUSI 2018/ Poloni-Kolumbi, skuadra që humbet eliminohet…

Polonia dhe Kolumbia do të ndeshen këtë të diel në sfidën e vlefshme për Grupin H me vetëdijen se ekipi që humbet shkon në shtëpi matematikisht, kjo nisur nga fakti që të dy këto skuadra, kundra çdo parashikimi e nisën me humbje veprimtarinë.

Polonia u mposht 2-1 nga Senegal në ndeshjen e parë në saj të autogolit të Thiago Cionek dhe golit të M’Baye Niang, ndërsa shumë vonë erdhi goli i polakëve me anë të Krychowiak.

Kolumbia humbi me të njëjtin rezultat ndaj Japonisë, në një ndeshje që u kushtëzua nga dalja jashtë me karton të kuq e Carlos Sanchez, që në minutën e tretë.

Dy skuadrat janë ndeshur vetëm një herë në të kaluarën, në atë që ishte vetëm një miqësore, e zhvilluar në vitin 2006. Në atë rast Kolumbia fitoi 2-1 kur për habi golin vendimtar të fitores e shënoi portieri Luis Martinez!

Përballja e sotme do të jetë edhe një duel mes Radamel Falcao, qendërsulmuesi i Kolumbisë dhe homologu i tij polak Robert Lewandowski. Që të dy nuk arritën të shënojnë gol në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

Kolumbia ka kaluar në fazën me eliminim direkt në vetëm dy nga pesë pjesëmarrjet e mëparshme në kampionatin botëror. Paraqitja e tyre më e mirë ka qenë në Brazil, përpara katër vitesh, ku u eliminuan me penallti nga vendasit në çerekfinale.

Nga ana tjetër, Polonia nuk ka arritur të kalojë përtej fazës me grupe në dy pjesëmarrjet e fundit në Botëror, por mund të krenohet me faktin se e ka mbyllur Kupën e Botës dy herë në vitet 1974 dhe 1982.

Formacionet e mundshme:

Polonia: Szczesny; Pazdan, Bednarek, Cionek; Piszczek, Krychowiak, Zielinski, Rybus; Kownacki, Lewandowski, Blaszczykowski.

Kolumbia: Ospina; Arias, Sanchez, Murillo, Mojica; Barrios, Lerma; Cuadrado, Quintero, James, Falcao.

Related posts

“TELEFONATA E LOW MË NDRYSHOI JETËN”/ Flick: Jogi meriton një festë të madhe, skuadra do të jetë gati

Delo.autor

FITON NDESHJEN E 2 RADHAZI/ Të besuarit e Klopp përmbys Southampton (VIDEO)

Delo.autor

FIORENTINA-INTER/ “Zikaltërit” sërish pa Icardin në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment