Futboll La Liga Sport

Modric: Do t’i ndërroja trofetë që kam fituar në Madrid me Kupën e Botës

Mesfushori i Realit ka thënë se do të hiqte dorë nga disa trofe në nivel klubesh vetëm për të fituar diçka me Kombëtaren.

Luka Modric insiston se Real Madridi e ka merituar triumfin në Champions League, por thotë se do të hiqte dorë nga disa trofe për një triumf në Kupën e Botës me Kroacinë.

32 vjeçari ishte zemra e Madridit në fitoren 3-1 kundër Liverpoolit në Kiev, ku ekipi i Zinedine Zidane pak përfitoi edhe nga gabimet e portierit, Loris Karius.

Pas ecurisë fantastike, triumfit kundër Paris Saint-Germain, Juventus dhe Bayern Munich, Modric e sheh Madridin si fitues të denjë, edhe pse i gjithë sezoni kaloi me polemika.

“Duket se nuk mundëm ta bëjmë pa dramë”, tha fillimisht Modric.

“Por, kësaj radhe kishim kundërshtarë më të vështirë në rrugën drejt finales që kur kam ardhur në Madrid: kampionin e Francës, kampionin e Italisë e kampionin e Gjermanisë dhe më pas Liverpoolin”.

“Me të vërtetë e merituam trofeun”, shtoi kroati.

Modric më pas foli për sezonin në përgjithësi, që nuk ka qenë edhe i mirë për Los Blancos, pavarësisht se skuadra e Zinedine Zidane triumfoi në fund për të shkruar histori.

“Ishte sezon i vështirë dhe shumë i gjatë. Në La Liga dhe Copa del Rey nuk luajtëm ashtu siç pritet nga ne”, tha Modric.

“Në fund fituam trofe dhe kjo është më e rëndësishme. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi dhe ky sukses do të mbahet mend gjatë, kemi shkruar histori”.

“Por, nëse do të mundja të ndërroj disa nga trofetë që kam fituar me Madridin për një sukses të madh me Kroacinë, do ta bëja”, theksoi mes tjerash Luka.

Kroacia e nis aventurën në Botëror me 16 qershor kundër Nigerisë, teksa në Grupin D do të përballet edhe me Argjentinën e Islandën.

Related posts

KUALIFIKIMI NË ÇEREKFINALEN CHAMPIONS/ Sergio Ramos: Ja pse penalltinë nuk e bëra “Panenka” ndaj Atalantës

Delo.autor

MERTENS NUK JEP GARANCI/ Napoli shënjestron sulmuesin e Italisë…

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Nëntë klube PRESTIGJOZE duan transferimin e VINICIUS nga REALI

Isa.Autor

Leave a Comment