Futboll Seria A Sport

Monchi piketon mesfushorin argjentinas si pasuesin e Nainggolan

Me Radja Nainggolan, i cili është pranë kalimit te Inter, Roma duhet të mendojë për një zëvendësues që do të zërë vendin e belgut në mesfushë. Lidhur me këtë fakt, drejtori sportiv e verdhekuqve, Monchi, duket se nuk ka ndenjur duarkryq.

Emri ideal për Romën, sipas tij, është mesfushori i PSG, Javier Pastore. Argjentinasi nuk ka gjetur shumë hapësira në Francë, ndërkohë që një fakt tjetër që favorizon italianët është nevoja që kanë kampionët e Ligue 1 për të shitur lojtarë brenda 30 qershorit, për të siguruar të ardhura të nevojshme për shkak të rregullave të Fair Play Financiar.

Në ditët në vijim pritet të ketë një lëvizje konkrete për të marrë futbollistin të cilin Interi nuk arriti ta transferonte në Milano gjatë merkatos së janarit.

Related posts

E DHIMBSHME/ Operacioni në kokë e la 7 muaj jashtë fushave, lojtari 19 vjeçar tërhiqet nga futbolli i luajtur

Delo.autor

E BUJSHME NË SPANJË/ Një i afërm spiunon ndaj Bale për merkaton e verës, ja klubi i ardhshëm

Delo.autor

“TËRBOHEN” FANSAT/ E dashura e Delle Allit i “VË FLAKËN” Instagram me fotot HOT

Isa.Autor

Leave a Comment