Futboll

Futbollisti i Barcelonës u qëllua me pesë plumba për të shpëtuar shokët (FOTO)

​Anëtari i shkollës së klubit Barcelona, Anthony Borges, i ka shpëtuar kolegët e tij të shkollës së mesme duke treguar guxim të paparë.
Bëhet fjalë për masakrën e Folridas që kishte ndodhur më 14 shkurtit. Sulmuesi Nicolas Cruz kishte hapur zjarr me armë gjysmë-automatike brenda shkollës duke vrarë 17 persona, kryesisht mësues, transmeton GazetaMetro.net

Me atë rast, Borges 15 vjeç, u kishte shpëtuar jetën 20 shokëve e shoqeve të shkollës, pasi e kishte bllokuar derën e klasës ku gjendeshin 20 nxënës të tjerë.

Sulmuesi Cruz pastaj kishte gjuajtur me armë zjarri në derë duke e goditur Borgesin trim me 5 plumba, të cilët e goditën në gjymtyrë dhe njëri në shpinë.

Për këtë veprim ai fillimisht u shpërblye me jetë, pasi edhe vetë i shpëtoi i gjallë dhe po shërohet me sukses në Miami.

Me të dëgjuar për veprimin heroik të Borges, drejtuesit e FC Barcelona kanë kontaktuar familjen e tij duke i ofruar mbështetje për shërim. Pastaj e nisi edhe aksionin humanitar me të cilin tashmë janë mbledhur mbi gjysmë milioni euro.

Ai ishte pjesë e FC Barcelona Escola, një dege të shkollës së klubit katalonas në SHBA.

 

Related posts

Solari bën ndryshime te Reali për klasiken me Barcelonën. Lista e lojtarëve (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Lajmi i keq për Memellin, Skënderbeu humb dy titullarët…

Delo.autor

Gareth Bale shënon super gol dhe barazon gjithçka në “Camp Nou” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment