Futboll Premier League Sport

Mourinho prenoton yllin e La Liga-s, por nuk është Ronaldo

José Mourinho dhe Manchester United kanë përparësi të qarta, nëse ata mund të arrijnë një nënshkrim nga grupi aktual i Real Madridit këtë verë. Sipas “Manchester Evening News”, zyrat e “Old Trafford” do t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre në marrjen e Gareth Bale, para se të tentojnë kthimin, nëntë vjet më vonë, të Cristiano Ronaldos.

Kthimi i portugezit është dëshira e shumëpritur e zëvendëspresidentit të “Djajve të Kuq”, Ed Woodward, por José Mourinho do të preferonte që radhët e të tijve të përforcoheshin me shtimin e Bale. Trajneri portugez konsideron se Lukaku e mbulon mirë pozicionin e qendrës së sulmit, në të cilin Cristiano Ronaldo është duke luajtur kohët e fundit, ndërsa uellsiani do të mbulojë nevojat e përforcimit të sulmit në krahë.

Bale ishte në radarin e Manchester United edhe verën e kaluar, por klubi anglez hoqi dorë nga përpjekjet, teksa në Superkupën Europiane uellasiani shprehu vullnetin e tij për të qëndruar në Madrid. Tani, situata është shumë e ndryshme, sepse, pas fitimit të Champions-it të 13-të, lojtari shprehu në Kiev dëshirën për të shijuar më shumë minuta aktivizim dhe për të lënë të ardhmen e tij në ajër.

“Isha i zhgënjyer që nuk isha titullar, ndjeva se e meritoja. Unë dua të luaj çdo fundjavë, diçka që nuk ka ndodhur këtë sezon. Pra, duhet të ulem me përfaqësuesin tim për të folur”, – tha Bale. Manchester United, gjithashtu, do të ndjekë Willian të Chelsea, por arritja e Bale do të ketë një ndikim më të madh komercial në llogaritë e “Old Trafford” dhe, siç thekson “Manchester Evening News”, do të ndikonte shumë në çmimin e aksioneve të klubit në “Wall Street”.

Sipas gazetës në fjalë, transferimi i Bale do të vlerësohej rreth 114 milionë euro. Në vitin 2013, uellsiani la Anglinë për Real Madridin, pasi mbretërorët spanjollë i paguan Tottenham 101 milionë euro për nënshkrimin e tij. Një shumë që në atë kohë e bëri atë futbollistin më të shtrenjtë në histori, edhe pse Real Madridi e zvogëloi atë për të mos e mërzitur Cristiano Ronaldon.

Bale aktualisht vlerësohet me një vlerë tregu prej 73.6 milionë euro, sipas “CIES Football Observatory”. Ai është rivlerësuar me 10% këtë sezon. Cristiano Ronaldo, në anën tjetër, vlerësohet me 103 milionë euro, 8% më pak se dymbëdhjetë muaj më parë.

Related posts

SPECIALE/ NGA HERONJË NË TRADHTARË: Ja si u SHPËRFILLËN lojtarët “jabanxhinjë” (FOTO)

Isa.Autor

Fiorentina – Inter, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

Legjenda e ARSENALIT në kërkim të një pune, kontakte me skuadrën e njohur angleze

Isa.Autor

Leave a Comment