Futboll Seria A Sport

YLLI KROAT DREJT LARGIMIT/ “Zikaltërit” gjen pasuesin e Perisic tek klubi i Serie A…

Inter po mendon të gjejë një zgjidhje për krahun e majtë të sulmit, duke qenë se Ivan Perisic është i destinuar për t’u larguar në fund të këtij sezoni nga zikaltrit.

Për sulmuesin kroat ka interes nga disa klube të Premier League, ndërsa Inter po mendon të afrojë Josip Ilicic që të zërë vendin e tij, sipas informacioneve të dala nga “Sport Mediaset”.

Sulmuesi i Atalantës vlerësohet 15-20 milionë euro dhe mund të mos jetë lojtari i vetëm që Inter do hyjë në negocim me klubin nga Bergamo këtë verë.

31-vjeçari slloven këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 7 asist.

Ndërkohë që pista tjetër është emri i Duvan Zapata. Sulmuesi kolumbian është treguar i papërmbajtshëm këtë sezon duke shënuar 26 gola në total, teksa 21 i ka shënuar në Serie A, duke u renditur me dy gola më pak se kryesuesi i golashënuesve, Fabio Quagliarella.

Related posts

MILAN I PAPËRMBAJTSHËM/ Super akison nga “Kuqezinjtë”, Castillejo ndëshkon Smapdoria-n (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Ecuria e gjatë negative, klubi i Premier Ligës merr vendimin përfundimtar për Stiven Xherrard

F.autor

Heynckes nuk e njohin amerikanët: Më pyetën nëse isha tifoz i Bayernit

Sadik.Autor

Leave a Comment