Futboll Sport

 Nahuel Guzman: “Argjentina duhet ta pakësojë barrën e madhe ndaj Leo Messit”

Portieri i Argjentinës, Nahuel Guzman, u tha shokëve të ekipit se ata kishin nevojë për ta zvogëluar barrën e yllit Lionel Messi në Kupën e Botës. Messi, 30 vjeç, do ta udhëheqë përsëri kombin e Amerikës së Jugut në turneun e madh, ku do të përballet fillimisht me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë në Grupin D.

Sulmuesi i Barcelonës do të mbështetet fort nga bashkëlojtarët e tij, në përpjekje për të fituar trofeun e tij të parë të lartë ndërkombëtar. Guzman, i cili zëvendësoi të lënduarin Sergio Romero në skuadrën e Argjentinës, tha se shokët e tij të ekipit duhej ta lehtësonin presionin mbi Messin sa më shumë që të munden.

“Sigurisht, Leo është një figurë shumë e rëndësishme për ne. Duhet të dimë se si të sillemi me të. Ai duhet të na lejojë, gjithashtu, – tha portieri argjentinas në një konferencë shtypi të mërkurën. – Dhe ne duhet, në një farë mënyre, të heqim përgjegjësitë e mëdha që ai tashmë ka mbi supe. Messi e ndjen atë. Ne, gjithashtu, kemi disa mundësi për të qenë ndihmues ndaj tij dhe ta bëjmë që të ndihet mirë”.

Guzman shtoi: “Do të përpiqem të jem me të në çdo moment. Do të përpiqem ta ngre atë moralisht, nëse shoh gjë të dyshimtë në këtë drejtim. Shpresoj të jemi në gjendje të festojmë, pranë tij, çdo lojë. Duhet të jemi të qetë si grup, që Leo të jetë mirë”.

Duke kërkuar për trofeun e parë të Kupës së Botës që nga viti 1986, Argjentina e fillon fushatën e saj në Rusi kundër Islandës, të shtunën.

Related posts

THELLOHET TRAGJEDIA/ Vajza 13-vjeçare e Kobe Bryant gjen vdekjen tragjikisht me të atin, ishte në helikopter

F.autor

FORMULA 1/ Vettel thumbon Ferrarin: Më larguan pa më pyetur, nuk ditën të menaxhojnë asgjë

Delo.autor

FIFA PUBLIKON RENDITJEN E RE/ Shqipëria dhe Kosova e mbyllin vitin duke u pozicionuar në vendet…

Delo.autor

Leave a Comment