Futboll Sport

Rrëfehet Kylian Mbappe/ Talenti francez tregon liderin e kombëtares së “gjelave” 

Kylian Mbappe është shprehur se sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është lideri i ekipit kombëtar francez. Sulmuesi i Atletico Madridit do të jetë shumë i rëndësishëm për shanset e “Gjelave” në Rusi.

Talenti i Paris Saint-Germain nuk ka hezituar ta cilësoj Griezmannin edhe si shef të ekipit kombëtar. “Unë mendoj se ai është shefi i ekipit kombëtar që nga Euro 2016”, ka thënë fillimisht Mbappe.

“Ai do të jetë i rëndësishëm për ne nëse duam të arrijmë rezultate në Rusi”, përfundoi talenti francez. Franca gjendet në Grupin C së bashku me Australinë, Perunë dhe Danimarkën. Ndeshja e parë për “gjelat” zhvillohet të shtunën ndaj Australisë në orën 13:00.

Related posts

“KA DIÇKA TË LINDUR”/ Ish-lojtari Valdano: Ai do të bëhet një nga trajnerët më të mirë të historisë

Delo.autor

NUK KA MË DYSHIME/ Mourinho përjashton yllin e ekipit, ka një prapaskenë të fortë

Delo.autor

KONTROLL I PAPRITUR/ Ish-mesfushori i Lazios përfundon në burg, policia i sekuestron kokainë dhe një vlerë prej…

Delo.autor

Leave a Comment