Futboll Seria A Sport

Nainggolan-Dembele/ Ausilio në aksion këtë javë për lëvizjet e BUJSHME

Interi vijon punën në merkato, teksa mesi i fushës është reparti ku zikaltrit duan të përqendrohen tashmë. Objektivat kryesorë të Luciano Spallettit janë Radja Nainggolan dhe Mousa Dembele, të cilët kanë shprehur gjithashtu dakordësinë e tyre për t’u bashkuar me zikaltrit.

Tani puna ka mbetur në dorë të Ausilios, që të mërkurën ka planifikuar një takim me Drejtorin Sportiv të Romës, Mario Monchi, ku pritet të prezantojë edhe ofertën e parë zyrtare për mesfushorin belg.

6 milionë eurosh, plus kartonin e sulmuesit Andrea Pinamonti, ndonëse Roma ka shprehur interes më të lartë për mesfushorin e të rinjve, Zaniolo.

Gjithashtu, po brenda kësaj jave, pritet edhe një takim me drejtuesit e Tottenhamit, që kanë shprehur interes për Danilo Dambrosion dhe mund të negociohet shkëmbimi me Dembele.

Vetëm pasi të kuptohet qartë pozicioni i këtyre dy futbollistëve, Interi do të mendojë për Rafinhën, që mund të mos blihet, nëse arrihet marrëveshja si me Nainggolan, ashtu edhe me Dembele.

Related posts

SKANDAL/ Kishte trafikuar 310 kilogramë drogë, policia arreston ish-sulmuesin e Gjermanisë

Delo.autor

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Klopp jep lajmin e madh: Jemi zjarr…

Delo.autor

Ndryshime në stafin e Kukësit, rikthehet një i njohur në pankinë

Sadik.Autor

Leave a Comment