Futboll Sport

Trajneri i Welsit, Giggs: Rezultati është dytësor, Reali të rrijë i qetë për Bale

Në Spanjë prisnin që Gareth Bale të mos udhëtonte fare drejt Shqipërisë për miqësoren që Uellsi që do të zhvillojë sot në mbrëmje në Elbasan (ora 20:00), pasi ylli uellsian ka pasur probleme fizike këtë sezon dhe do i duhet të bëjë mijëra kilometra para se të kthehet në Madrid.

Megjithatë, trajneri i Uellsit Ryan Giggs nuk ka lëshuar pe dhe e ka marrë me vete Bale, i cili do të luajë edhe për të nderuar Chris Gunter, me mrbojtësin që do të luajë ndeshjen numër 93 me kombëtaren, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje në histori për kombëtaren e Uellsit.

“Nuk ka ndonjë problem me Realin, nuk janë të shqetësuar. Gareth është në duar të sigurta. Ai gjithnjë dëshiron të luajë për kombëtaren dhe dëshiron të jetë në fushë, për natën speciale të Chris Gunter.

“Është diçka e bukur që Bale është me ne dhe e gjithë skuadra është më entuziaste kur Gareth është në ekip. Askush nuk e ka vënë ndonjëherë në dyshim përkushtimin e tij ndaj Uellsit”.

Si Bale, ashtu edhe Aaron Ramsey, me shumë gjasa do të jenë në fushë nga fillimi sot ndaj Shqipërisë, por Giggs e ka pranuar se mund të bëjë prova dhe të provojë disa të rinj: “Kam mundësinë që të provoj disa lojtarë të rinj, pasi kjo ndeshje ta lejon. Do të bëj të gjitha zëvendësimet e mundshme, por kemi ardhur për të fituar, edhe pse është miqësore dhe humbja nuk do ishte fundi i botës. Bale? Vendosim para ndeshjes nëse luan në formacion apo jo, nuk është ndryshe nga të tjerët. Gunter do të luajë, nuk e di ende sa minuta, sepse është një natë historikë për të, do të thyejë një rekord të vendosur kohë më parë. Shqipëria? E pashë kundër Skocisë, skuadër solide dhe deri tek kartoni i kuq luajti mjaft mirë”.

Related posts

TRIUMFI NDAJ ROMËS/ Çalhanoğlu në superformë: Ja pse ia “vodha” Kessiet penalltinë

Delo.autor

DHURATA E ÇMENDUR e “El Loco”/ Bielsa i blen një HOTEL skuadrës së MESSIT

Isa.Autor

NDESHJA ME GJERMANINË/ Flet Van Dijk: Arbitrit i thashë bëhu serioz…

F.autor

Leave a Comment