Futboll Seria A Sport

Nainggolan “shpërthen” ndaj homoseksualitetit, zbulon të ardhmen

Mesfushori kontravers i Romës, Radja Nainggolan ka dhënë opinionin e tij në lidhje me prirjet seksuale të futbollistëve dhe femrat e bukura që rrethojnë jetën e tyre.

Në intervistën dhënë për televizionin belg “Gert Late Night”, Nainggolan foli dhe për të ardhmen e tij, ku përjashtoj se në të ardhmen do të jetë brënda fushave të blerta.

Shumë gra iu afrohen me të vërtetë dhe është e vështirë të thuash ndonjëherë jo. Unë jam i martuar, por gjëja e rëndësishme është që ajo nuk del kurrë … Futbollistët homoseksual nuk dalin pasi e ndjejnë veten të  turpëruar dhe e kuptojnë se ndoshta do t’i japin lamtumirë sportit.”-tha fillimisht Nainggolan.

Ai u pyet gjithashtu për të ardhmen e tij dhe nuk presim ta shohin Nainggolan si një trajner.

Dua të largohem nga bota e futbollit. Nuk dua të jem analist apo trajner. Po hap një dyqan veshjesh në Romë dhe shpresoj se do të bëhet një nga më të mirat në qytet. Do të jetë e veçantë, me një bar brenda. Ne jemi duke planifikuar të hapim në korrik, por ende ka ende punë.”-përfundoi mesfushori belg, i cili u la jashtë skuadrës për Kupën e Botës 2018.

Në këtë merkato verore, Nainggolan është i lidhur me shumë skuadra, ku nuk mungojnë ata “BIG” si Inter dhe Chelsea.

Related posts

MIQËSORE/ Spektakël në Turqi-Kroaci, sulmuesi Under realizon një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Tifozët e Interit ngacmojnë kundërshtarët: Simboli i milanezëve është një… gjarpër (FOTO)

Isa.Autor

ZBULON NJË HISTORI PËR TË SHKUARË E “PLESHTIT”/ Fabio Capello tregon: Kur ishte 16 vjeç e kërkova për Juventusin, por…

Delo.autor

Leave a Comment