Futboll La Liga Sport

FIFA nis hetimet, Barcelona e Griezmann pranë pezullimit

Dëshira për të firmosur me yllin francez të Atletico Madrid, Antoine Griezmann mund të rezultoj fatale për fatet e Barcelonës.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS” transferimi i sulmuesit francez Antoine Griezmann mund të vërë në rrezik merkaton e klubit katalanas në të ardhmen.

Problemi është periudha kur kanë nisur bisedimet mes palëve, tetorin e vitit të kaluar, periudhë kur skuadra e Atletico ishte e dënuar për të kryer lëvizje në merkato.

Barcelona e ka kërkuar që asokohe sulmuesin, por rregullat e vendosura nga FIFA nuk e lejuan këtë transferim ndaj skuadra kampione e Spanjës mund të marrë një pezullim të rëndë.

Rregullat e FIFA-s nuk lejojnë skuadrën e dënuar që të nisë bisedimet me ekipe të tjera deri para 6 muaj nga përfundimi i kontratës, por në këtë rast rregulli është shkelur, pasi kontrata e e Griezmann skadon në vitin 2022.

Por sulmuesi francez dhe menaxheri i tij kanë nisur bisedimet me skuadrën e Barcelonës që në tetor të vitit të kaluar, kur Atletico ishte e pezulluar, ndaj dhe FIFA ka hapur një çështje në lidhje më këtë transferim.

Në rast se FIFA vendos të ndjekë të njëjtën linjë, mund të pezulluar për 4 sezone merkaton e Barcelonës, ndërsa sulmuesi francez rrezikon të mos luajë nga 4 deri në 6 muaj.

Related posts

REI MANAJ PROTAGONIST TEK BARCELON B/ I“dhurojnë” një gol dhe trondit traversën (VIDEO)

Delo.autor

HOLANDË-ITALI/ Pas një krosimi nga Immobile, Barella zhbllokon sfidën ndaj “Tulipanëve” (VIDEO)

Delo.autor

FOTO/ Atalanta mposht Romën, kjo është nota për Etrit Berishën

Q.Autor

Leave a Comment