Futboll Seria A Sports

Napoli gati të ulë pretendimet për të joshur Chelesa-n

Napoli është gati të ulë pretendimet për Maurizio Sarri në mënyrë që të përshpejtojë negociatat me Chelsea-n.

Sarri është zëvendësuar tashmë nga Carlo Ancelotti por mbetet nën kontratë për dy vitet e ardhshme.

Tani sipas Mirror, Napoli është gati të ulë çmimin për trajnerin duke shpresuar se do të joshë Chelsea-n për të bërë lëvizjen përfundimtare.

Klauzola e tij e lirimit ishte 8 milionë euro deri në fund të majit. Tani De Laurentiis kërkon 5 milionë që ta lirojë nga kontrata teknikun.

Nëse Sarri nuk do të arrijë një marrëveshje me një klub tjetër, Napoli do të detyrohet të paguajë rrogën e tij deri në fund të kontratës.

Për momentin Antonio Conte mbetet trajneri i Chelsea-t, por e ardhmja e tij duket e pasigurt teksa lojtarët kanë kërkuar të qartësohen përpara se të vendosin për të ardhmen.

Related posts

LAJMI I FUNDIT/ Shkëndija do “trenin” e Champions League, zbardhen formacionet zyrtare

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ TURQISË/ Kombëtarja ka një fitore më pak, por shënon më shumë. Ja statistikat

Delo.autor

Kolumbia merr hak për kopertinën e tabloidit anglez në 1/8 finale të Botërorit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment