Futboll Sports

Merr formë zyrtare, Hibernian afron sulmuesin shqiptar

Në gjysmë sezoni ai arriti të realizojë 9 gola, ndërkohë që luajti 14 ndeshje në formacion si sulmuesi kryesor i skuadrës skoceze. Shifrat ishin në favorin e tij dhe Hibernians arriti marrëveshjen me Grasshopper për ta transferuar sulmuesin. Atij i kishte mbetur edhe një vit kontratë, ndaj zviceranët me këtë rast kanë përfituar, pasi verën e ardhshme mund të largohej me parametra zero. Kamberi ka luajtur edhe në Gjermani me Karlsuher.

“Florian Kamberi përfundimisht kalon te Hibernian Edinburgh. Sulmuesi ka luajtur në total 41 ndeshje për Grasshopper Club Zurich. Florian Kamberi do të lëvizë përfundimisht në divizionin e parë në Skoci tek Hibernian Edinburgh. Ai bëri paraqitjen e parë për Grasshopper Club Zurich në vitin 2015. Nga atëherë ai ka luajtur 41 ndeshje në total, ku përfshihen 32 ndeshje në Raiffeisen Super League, 4 në kupën e Zvicrës dhe 5 ne ndeshjet kualifikuese në Europa League në sezonin 2016/2017. Grasshopper Club Zurich dëshiron të falënderojë Florian Kamberin për përkushtimin e tij dhe i uron gjithë të mirat për të ardhmen e tij në aspektin personal dhe profesional”, shkruan klubi zviceran.

Related posts

GJITHMONË UNIKAL/ Balotelli “ngacmon” Man United pas humbjes së derbit (FOTO)

Isa.Autor

NJË JAVË MË PARË NDODHEJ NË ANGLI/ Trajneri i Polonisë rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

E BUJSHME/ Me maska duke vjedhur bizhuteri dhe para, hajdutët grabisin hotelin ku qëndronte Messi

Delo.autor

Leave a Comment