Futboll Sport

Lëvizjet në Vlorë, austriakët ”piketojnë” dyshen e Flamurtarit

Kroatët e Osijek po vëzhgojnë mundësinë për transferimin e Goran Siljanovki-t, të cilin do ta merrnin me parametra zero, pasi kontrata me Flamurtarin i ka përfunduar. Vlonjatët po tentojnë ta bindin të rinovojë, ndërkohë që nga ana tjetër Shkupi i ka bërë një ofertë. I takon mbrojtësit të vendosë për të ardhmen. Kuqezinjtë mbeten në pritje të një vendimi të lojtarit, por jo vetëm ai është në pikëpyetje, pasi janë edhe të tjerë lojtarë të rëndësishëm.

Sekou Camara dhe Lancinet Sidibe janë në planet e klubit vlonjat, por ashtu sikurse vjet duhet gjetur gjuha e përbashkët me klubin e Besëlidhjes, pasi që të dy këta futbollistë janë nën kontratë me lezhjanët. Verën e shkuar ata u huazuan në Vlorë dhe tanimë duhet parë nëse administratori Sinan Idrizi do tentojë t’i marrë me të njëjtën formulë, apo do të paguajë për kartonin e tyre. Por së fundmi ka pasur edhe zhvillime të tjera.

“Sport Ekspres” shkruan se për ta ka një mundësi për transferimin në Austri dhe po punohet të konkretizohet. Nëse kjo lëvizje nuk bëhet, ata me shumë mundësi do të luajnë sërish te Flamurtari. Në Lezhë do u interesonte që të bënin edhe një sezon të mirë në Vlorë dhe më pas transferohen në ndonjë kampionat më të fortë. Sidibe ka bërë një kampionat shumë të mirë me kuqezinjtë vjet, teksa ka humbur vetëm katër ndeshje për shkak të kartonëve.  Ai ka arritur të realizojë edhe një gol në kampionat, sigurisht më pak se Camara, i cili luan në krah të sulmit dhe ka gjetur tre herë rrugën e rrjetës.

Related posts

NUK NDALET NË MERKATO/ Sevilla kryen transferimin e 11-të me yllin portugez… (FOTO)

Delo.autor

“ME CONTEN DO TË KEMI NJË TAKIM”/ Marotta: Letra për të sanksionuar Inter, Milan dhe Juventus? Jemi në një moment…

Delo.autor

Liverpool kërkon partnerin e Van Dijk, ja dy alternativat…

Sadik.Autor

Leave a Comment