Futboll Sport

Ndaluan simbolet e Kosovës, por në stadium serbët nderojnë kriminelin Ratko Mlladiç

Ndaluan të gjitha simbolet e Kosovës dhe të Shqipërisë në stadium, por nuk bënë asgjë për të hequr nga impianti i “Kaliningradit” fytyrën e kasapit të Bosjës, Ratko Mlladiç, ushtaraku serb i gjykuar nga Haga për krime lufte, krahu i djathtë i Radovan Karaxhixhit, bashkëautor i masakrës së Srebrenicës dhe i mjaft krimeve të tjera në luftën e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

 

5 tifozë serbë të pranishëm në ndeshjen e djeshme mes Zvicrës dhe Serbisë, kanë pozuar të veshur me bluza ku ishte stampuar portreti i kriminelit, ndërsa duket se kjo gjë nuk u ka bërë përshtypje as punonjësve rusë të stadiumit dhe as tifozëve të tjerë përqark, që nga ana tjetër janë çjerrë e skandalizuar për gjestin e shqiponjës të bërë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në rastet e golave në portën e Stojkoviçit.

 

Related posts

PASTORE NUK KA FRIKË ASKËND: Unë e di mirë si mposhtet Juventusi…

Isa.Autor

DERBI I SHQIPTARËVE/ Durmishaj shënon kundër Lilës, por goli i tij vlen vetëm 2…

Isa.Autor

FAVORITË DREJT SUPERIORES/ Futbollisti i Kastriotit këmbëngul që sezoni të mbyllet në fushë

Delo.autor

Leave a Comment