Futboll Premier League Sport

Rrëfimi i yllit të Tottenham: “Kishte BANDA, ARMË dhe DROGË, por ja si i shpëtova jetës kriminale”

Ylli i Tottenham Hotspur, Lucas Moura ka rrëfyer se ia ka dalë që t’i shpëtojë jetës kriminale si fëmijë në Brazil, ndërsa shumë prej shokëve të tij tashmë janë në burg, sepse zgjodhën të jetojnë si kriminelë. I detyruar nga transferimi i Neymar dhe Kylian Mbappe, Moura u largua nga Paris Saint-Germain janarin e kaluar për tu bashkuar me gjigantët e Premier League, Tottenham për shumën e 25 milionë pound. Moura ka qenë një prej futbollistëve më të mirë të Spurs këtë sezon dhe u përzgjodh futbollisti më i mirë i Premier League në muajin gusht.

Në një komunikim me “London Evening Standard”, Moura ka folur për fëmijërinë e vështirë dhe për mënyrën se si i kishte shpëtuar jetës prej krimineli për tu bërë ai që është sot. “Kishte banda, armë dhe drogë. Unë shpëtova nga jeta kriminale, ndërsa disa nga miqtë e mi zgjodhën eatë jetë dhe sot janë në burg. Unë kam luajtur shumë futboll nëpër rrugë dhe kam zgjedhur një tjetër rrugë. Më duhet të falënderoj prindërit, doja tu jepja atyre një jetë tjetër. Doja të realizoja ëndrrën time dhe ata më edukuan në mënyrën e duhur, pa më lejuar që të dal nga rruga e drejtë”, rrëfeu Moura.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Hapi i madh në karrierë, futbollisti shqiptar pranë transferimit tek Bayern Munich

Delo.autor

LAJME TË KËQIJA PËR KAMPIONËT E ITALISË/ Sarri humbet për sfidën ndaj Atleticos tre lojtarët…

Delo.autor

Mjeku i Brazilit: Kjo është gjendja e Neymar

Sadik.Autor

Leave a Comment