Futboll Sport

Ndikimi i senatorëve: Higuain dhe Di Maria, titullarë ndaj Nigerisë

Siç ua themi këto ditë, pas disfatës kundër Kroacisë, gjithçka po ndodh brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës. Lojtarët do të kërkonin përjashtimin e trajnerit Jorge Sampaoli, edhe pse presidenti i federatës, Claudio Tapia, ka mohuar gjithçka.

Mjedisi albicelest në këto momente është si një fuçi baruti, por ekziston ndeshja themelore kundër Nigerisë për t’u luajtur në 48 orë. Si mund të bëhet një grup në këto raste? Bërthama e fortë e dhomës së zhveshjes, ose senatorët (kryesuar nga Messi dhe Mascherano) i kanë “rekomanduar” shumë gjëra Sampaolit.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, në të vërtetë, Argjentina do të shkojë me modulin e tretë të ndryshëm në ndeshjen e tretë të këtij Botërori, kundër Nigerisë. Jashtë formacionit startues do të mbesin Caballero, Aguero, Meza dhe Acuna. Brenda tij Armani, Banega, Higuain dhe Di Maria.

Ky do të ishte një modul i përshtatshëm për Lionel Messin, i cili do të rimarrë skemën taktike, me të cilën luan te Barcelona. Për më tepër, në konferencën e djeshme për shtyp, Javier Mascherano nuk u fsheh aq shumë: “Në të gjitha ekipet e botës lojtarët japin mendimin e tyre, ata e bëjnë zërin e tyre të dëgjohet me trajnerin, sepse në fund ne shkojmë të luajmë në fushë…”

Related posts

“PSG MË BËRI BURRË”/ Mbappe shkruan historinë e klubit

F.autor

VIDEO/ Portieri bën të pamundurën, qëllon me top kameran sipër stadiumit

Q.Autor

Dëmtohet Marcelo. Ja nëse do të luajë kundër PSG apo jo

Q.Autor

Leave a Comment