Bundesliga Futboll Sport

Në Zvicër çmenden për anësorin shqiptar, e kërkon edhe Mainz

Laussane Sport nuk do të garojë në elitën e futbollit zviceran sezonin e ardhshëm, por për lojtarët e këtij ekipi ka disa oferta. Një ndër më të kërkuarit është Benjanim Kololli, futbollist ky që luan në të dy krahët e mbrojtjes dhe mesfushës. Në aspektin personal ka bërë dy sezone mjaft të mira dhe tanimë për të interesohen disa klube. Verën e shkuar ai e zgjati kontratën me klubin zviceran dhe i përfundon më 30 qershor të vitit 2021, ndaj edhe kushdo që i kërkon shërbimet e tij duhet të paguajë.

Kololli është 26-vjeç dhe në Zvicër janë tre klube që i janë vënë pas. E bukura është se e duan edhe kampionët e Young Boys. Me verdhezinjtë ai ka qenë për gjashtë muaj, pasi e morën nga Laussane në huazim me të drejtë blerje, por më pas në verën e vitit 2016 vendosën të mos e blejnë lojtarin e Kosovës. Tanimë mendojnë ndryshe dhe janë shifrat ato që i kanë bërë të ndryshojnë mendje. Kololli sezonin e fundit ka arritur të realizojë plot dhjetë gola, por jo vetëm kaq, pasi edhe ka dhënë shtatë asiste.

Sezoni i fundi ishte vazhdim i të mëparshmit, kur kishte shënuar tetë herë dhe kishte luajtur rregullisht si titull. Me Young Boys luajti vetëm në një ndeshje nëntë minuta. Veç kampionëve edhe Basel interesohet për Kolollin. Gjithashtu Zurich po e ndjek, por edhe nga Gjermania ka një ofertë. Mainz 05 është klubi të cilit i ka rënë në sy anësori i Laussane, që këtë verë me shumë mundësi do të ndryshojë ekip, sigurisht për më mirë.

Related posts

SUPERKUPA/ RAMOS “dorëhiqet” nga FRONI: GRIEZMANN bëhet mbreti i Madridit

Isa.Autor

SHKROI HISTORINË NË KUPËN E BOTËS/ Ish-sulmuesi i Inter gati të nisë aventurën e re si trajner

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NË PAQE ME BRIGHTON/ Emery konfirmon: Është marrë vendimi që të largohet…

Delo.autor

Leave a Comment