Futboll Shqipëri Sport

E PABESUESHME/ Sulmuesi Selmani protagonist në Suedi, realizon pas 26 sekondash lojë (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar, Astrit Selmani është bërë protagonist ditën e sotme duke shënuar vetëm pas 26 sekondash lojë në fitoren e skuadrës së tij Hamarbi ndaj rivalëve të Orebros në Suedi.

24-vjeçari shfrytëzoi bukur një pasim brenda zonës për të mposhtur portierin kundërshtar me një diagonale në cepin e majtë të portës. Goli i Selmani i dha rrugë fitores së Hamarbit e cila realizoi dhe një herë në pjesën e dytë për të marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme në kuadër të javës së 11-të të kampionatit suedez të futbollit.

Astrit Selmani u transferua në janar tek Hamarbi nga skuadra tjetër e Varbergsit ku qëndroi për 2 sezone dhe realizoi 30 gola. 24-vjeçari ka lindur në Suedi dhe është grumbulluar më parë me përfaqësuesen e Kosovës, por pa bërë ende debutimin me dardanët.

Related posts

RANË NË “KURTHIN” E GJOKËS/ Memelli: Kemi humbur dy pikë, reparti i SULMIT ka …

Isa.Autor

Zyrtari i TIRANËS ngre në këmbë tifozët: Sot në 8 pa çerek fitojmë derbin, në janar “blejmë”…

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Leipzig-PSG. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment