Futboll Sport

Nemaja Matiç ndez sfidën me Zvicrën: Na pret një duel djallëzorë

Serbi-Zvicër është më tepër se një ndeshje futbolli. Kjo pasi kombëtarja “Helvete” ka në përballje dhe 4 futbollistë me origjinë shqiptare. Duke u nisur nga kjo, mesfushori i Serbisë, Nemanja Matiç ka thënë se Zvicra nuk duhet të nënvlerësohen.

“Natyrisht ne jemi të vetëdijshëm për faktin se nëse fitojmë do të kemi kaluar grupin dhe natyrisht do të bëjmë çmos që kjo të ndodhë, por ju e dini se po përballemi me një ekip shumë të mirë. Ekipi zviceran gjithashtu do të përpiqet të jetë një kërcënim për të fituar tre pikë, ata kanë shumë cilësi dhe i respektojmë ato. Ne presim një lojë djallëzore, por ne do të jemi gati për çdo gjë.”-përfundoi 29 vjeçari i Manchester United.

Matic ka shënuar dy gola në 41 paraqitje për kombëtaren serbe që nga debutimi i tij në vitin 2008.

Related posts

BARCELONA NË KAOS/ Katalanasit ndalen sërisht, El Haddadi eviton turpin (VIDEO)

Isa.Autor

JUVENTUS-CAGLIARI/ Starton Buffon, udhëheq sulmin dyshja Ronaldo-Morata (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Parashikimi-Skedina/ Këto janë ndeshjet që mund tu bëjnë me para sot

Q.Autor

Leave a Comment