Futboll Sport

Neuer apo Ter Stegen? Jesus apo Firmino? Ja dilemat para Botërorit “Rusi 2018”

Kupat e Botës janë momente pikante, një muaj konkurrencë, emra që spikaten, të tjerë që rikonfirmohen, por edhe performanca kolektive për kornizë. Në secilën prej tyre ka pasur protagonistë të papritur, lojtarë, të cilët e filluan nga stoli dhe përfunduan duke qenë pjesë themelore në kombëtaret e tyre. Në Botërorin e Rusisë, i 21-ti për nga radha, praktikisht, të gjithë favoritët kanë role, në të cilët disa lojtarë konkurrojnë për një vend. Debati shërbehet dhe garat garantohen.

Spanja dhe debati i “9”
Skema e Lopetegui dhe praktikisht formacioni janë duke pritur Carvajal, kjo duket qartë. Çdo gjë, përveç referencës ofensive, është e kthjellët te “La Roja”. Tre lojtarë konkurrojnë për pozitën e sulmuesit: Diego Costa, Iago Aspas dhe Rodrigo Moreno. Profile të ndryshme për një rol vendimtar, nëse Sapnja dëshiron të kërkojë titullin. Debati në ekipin kombëtar iberik është shërbyer dhe me siguri do ta shoqërojë trajnerin Lopetegui nga fillimi deri në fund të turneut të kësaj vere.

Franca dhe misteri “Dembélé”
Të njëmbëdhjetë lojtarët e formacionit të Didier Deschamps nuk ofrojnë shumë dyshime. Megjithatë, sezoni i keq i Ousmane Dembélé te Barcelona mbjell disa dyshime për praninë e tij në formacionin titullar. Thauvin, Lemar dhe madje Fekir e kërcënojnë pozicionin e lojtarit të Barcelonës, i cili duhet të ofrojë versionin e tij më të mirë që nga fillimi, nëse nuk dëshiron të lihet në stol.

Argjentina dhe lufta Higuaín-Agüero
Debati tek Albiceleste është i pamohueshëm. Higuain ka njëfarë avantazhi që të jetë partneri i Leo Messit, por performanca e tij e parregullt dhe fama e paktë e efektivitetit që e shoqëron në sfidat e mëdha të kombëtares luajnë kundër tij. Agüero, i cili arrin nga problemet e tij fizike, do të presë për shansin e vet. Nuk do të ishte e çuditshme që maja e “qytetarëve” të kthehej në formacion, në varësi të situatës. Edhe Dybala do të presë shansin e tij për ta ndihmuar sulmin argjentinas.

Brazili dhe hija e Firmino
Trajneri Tite e ka të qartë. “Tridenti” i tij sulmues nuk preket. Coutinho dhe Neymar, me Gabriel Jesus si “9”, janë argumenti më i mirë për të besuar në suksesin e Selecao në Rusi. Pra, kjo treshe do të jetë që nga fillimi i Botërorit, por askush nuk heq dorë nga aktivizimi i mundshëm i Firmino. Sulmuesi i Liverpool është në një nivel spektakolar dhe hyrja e saj si zëvendësues është një garanci më shumë.

Gjermania dhe portieri më i mirë i mundshëm
Të respektokjë hierarkinë, apo të shpërblejë performancën aktuale. Kjo është dilema që iu parashtrua Joachim Löw para Botërorit të Rusisë dhe kjo duket se është bërë pak më e qartë pas miqësores kundër Austrisë. Neuer është titullar i padiskutueshëm i “Mannschaft”, por lëndimet e kanë bërë atë të nënshkruajë një sezon në “të bardhë”. Ndërkohë, Ter Stegen akumuloi ekspozita mbresëlënëse me Barçën. Asnjë kombëtare në këtë Botëror nuk ka dy portierë të këtij niveli. Vendimi natyrisht nuk është i lehtë dhe çdo gabim i portierit ​​të Bayern Munich mund të krijojë një rrymë të fortë kritike ndaj trajnerit.

Related posts

E BUJSHME/ Nuk është në planet e Contes, mesfushori Eriksen rikthehet në “shtëpi” vetëm nëse…

Delo.autor

E BUJSHME/ United OFRON 103 milion EURO për 27-vjeçarin e NAPOLIT, refuzohet oferta

Isa.Autor

STATISTIKAT E SUPER SFIDËS/ Dinastia Maldini bën 1000, ylli Dybala konfirmohet makth i Milan

Delo.autor

Leave a Comment