Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Ekipi i njohur italian interesohet per Realdo Filin

Realdo Fili ka përfunduar në axhendën e klubit të Livornos. Skuadra e sapongjitur në Serinë B ka marrë informacionet e duhura rreth lojtarit 22-vjeçar, i cili këtë edicion u aktivizua në dy skuadra. Mesfushori nga Fieri është pëlqyer nga menaxherët e Livornos, të cilët janë interesuar për Filin duke shprehur gatishmërinë që ta kenë në gjirin e tyre për edicionin e ardhshëm.

Madje drejtuesit e klubit tërhiqen edhe nga fakti që lojtari është i lirë nga çdo detyrim kontraktual, pasi lidhja e tij me Kamzën përfundoi me mbylljen e edicionit. Ish-futbollisti i Apolonisë u aktivizua në 6 ndeshje me Partizanin deri në muajin dhjetor, duke nisur 2 prej tyre si titullar, për një total prej 225 minutash. Kalimi te Kamza në muajin janar e pa atë si protagonist, ku në 17 ndeshje u aktivizua në 1096 minuta, duke shënuar dhe dy gola, tejet të rëndësishëm në arritjen e objektivave për të shpëtuar në fund nga rënia.

Gjithashtu Fili është aktivizuar edhe për dy ndeshje me Kombëtaren Shpresa, duke u konsideruar si një nga talentet e futbollit shqiptar. Por kalimi te Partizani, sidomos ardhja e Mark Iulianos nuk rezultoi diçka e mirë për të. Megjithatë, rilindja te Kamza ka rikthyer vëmendjen drejt tij dhe shumë shpejt mund ta shohim në Serinë B, me klubin e njohur të Livornos.

Related posts

TIRANA MËSON SOT KUNDËRSHTARIN NË CHAMPIONS/ Shikoni si do zgjidhet stadiumi për ndeshje teke dhe çfarë ndodh në rast humbje

Delo.autor

MES TYRE DHE NJË SHQIPTAR! Formacioni më i mirë i Evropianit sipas UEFA-s dhe lojtarët që spikatën

F.autor

INTER-CAGLIARI/ Trajneri Conte synon triumfin në kupë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment