Futboll Sport

Neymar ka një ëndërr dhe beson se ajo do të realizohet në verë

Do të ishte një mrekulli nëse Real Madrid mund të nënshkruante me Neymar nga Paris Saint-Germain këtë verë dhe zhurmat që dalin nga kampi i brazilianit mbeten pozitive. Pavarësisht nga largimi i Zinedine Zidane nga “Los Blancos”, puna kurrë nuk ndalet në “Santiago Bernabeu” në përgatitjen për sezonin e ardhshëm dhe afrimi i sulmuesit brazilian është ende prioriteti numër një në të gjithë klubin.

Fakti është se Real Madrid do të duhet të bindë drejtuesit e Paris SG për të shitur yllin e tyre dhe vetë Neymar mund të luajë një rol të madh në këtë marrëveshje. Në fakt braziliani ka dhënë disa mesazhe nëpërmjet agjentit dhe shokëve të tij në klub duke ruajtur vazhdimisht dëshirën e tij për t’u kthyer në La Liga.

Kuptohet që një i dërguar i klubit është në komunikim të vazhdueshëm me francezët rreth lojtarit dhe ajo që u konsiderua e pamundur dy muaj më parë është diçka që të dy palët besojnë, falë gatishmërisë së tyre për të finalizuar marrëveshjen.

Në fund të fundit, Neymar do të duhet në një moment të njoftojë presidentin e Paris SG, Nasser Al Khelaifi dhe që do të fillojë procesin delikat të bisedimeve me “Les Parisiens”, një ngjarje për të cilën Real Madridi ndihet i përgatitur. Ndërkohë, e ardhmja e portugezit Cristiano Ronaldo ka shumë pikëpyetje dhe duket se në Madrid nuk ka vend për të dy super yjet.

Megjithatë drejtuesit e Real Madridit, janë të bindur se lojtarët mund të bashkëjetojnë në kryeqytetin spanjoll dhe ka një ndjenjë që shoku i valëve të shkaktuara nga komentet e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në Kiev zvogëlohet me kalimin e ditëve. Në fakt pak kohë më parë ka qenë vetë portugezi që ka deklaruar se do t’i pëlqente të luante në skuadër me Neymar, ndërsa së fundi ishte Modric, ai që i bëri një ftesë brazilianit.

Related posts

“LUFTË PËR MBIJETESË”/ Ranieri rikthen dështimin në Premier League

Delo.autor

Solskjaer: Humbje që na kthen me këmbë në tokë, ja çfarë bëri diferencën

Delo.autor

ZYRTARE/ Konfirmohet ndeshja ndaj kampionëve të Europës, Shqipëri-Itali do të luhet më…

F.autor

Leave a Comment