Sport Të tjera

Lojtarët e NFL-së refuzojnë takimin me Trump, kreu i shtetit anullon ftesën

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka rinisur luftën me NFL (National Football League), duke anulluar ftesën në Shtëpinë e Bardhë të skuadrës kampione të Philadelphia Eagles, fituese e sezonit të fundit të Super Boël. Ky anullim erdhi pas përplasjeve që ka patur presidenti i Amerikës me këtë sport, për shkak të himnit kombëtar, kur disa lojtarë dhe më pas ekipet uleshin në gjunjë në momentin e ekzekutimit të himnit, në shenjë proteste për padrejtësitë sociale.

Në një deklaratë të shkurtër, Trump ka bërë me dijë se do të anullojë ftesën për skuadrën e Philadelphia, pasi shumë lojtarë të këtij ekipi kishin deklaruar se nuk do të merrnin pjesë në pritje, ndërkohë që takimi ishte programuar për t’u zhvilluar sot. “Skuadra e Philadelphia Eagles ishte ftuar të merrte pjesë në takimin e përvitshëm në Shtëpinë e Bardhë, por vetëm një numër i vogël lojtarësh konfirmuan pjesëmarrjen, ndaj vendosëm ta anullojmë takimin”, tha Trumph, që shtoi se 1000 fansat që do të ishin të planifikuar për këtë takimin meritojnë më shumë respekt nga skuadra.

Related posts

6 GOLA NË 4 NDESHJET E MARSIT/ Ja trofeu që do të marrë “Pleshti” para sfidës me Atleticon

Delo.autor

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Bën gjestin e madh, “Fenomeni” i dhuron një apartament luksoz Ben Arfa

Delo.autor

Shah pa kufij moshe, 11-vjeçarja shqiptare Elisa Isufi kthehet me medalje nga Turneu i Romës

Q.Autor

Leave a Comment