Futboll Sport

Nga më i gjati, te më i rëndi. Kuriozitete për të mos u humbur nga Rusi 2018

32 skuadra, 736 lojtarë të grumbulluar, edhe pak ditë nga ndajnë nga fillimi i Kupës së Botës.

 E teksa të gjitha kombëtaret kanë zyrtarizuar listën e lojtarëve të grumbulluar, tashmë mund të bëhen edhe “llogaritë” rreth disa detajeve të futbollistëve që do të luajnë në “Rusi 2018”.
Më i shkurti?! Janë tre lojtarë që FIFA regjistron me të njëjtën gjatësi: Xherdan Shaqiri (Zvicër), Alshehri Yahia (Arabia Saudite) dhe Fernando Quintero (Kolombia), janë të gjithë 165 cm të gjatë

Trajneri 42- vjeçar i Senegalit Aliou Cissé, është edhe trajneri më i ri në “Rusi 2018”

Anglia ndërkohë i ka të 23 lojtarët e saj që aktivizohen në Premier League, një rast unik mes 32 skuadrave të grumbulluara.
Lojtarët me më shumë gola të grumbulluar në “Rusi 2018”: 10 – Thomas Müller (Gjermani); 6 – James Rodríguez (Kolumbi); 5 – Lionel Messi (Argjentinë); 5 – Gonzalo Higuaín (Argjentina); 5 – Tim Cahill (Australia); 5 – Luis Suárez (Uruguay); 4 – Neymar (Brasile)
Lojtari më i ri është 19-vjeçari i Australisë, Daniel Arzani.
Lojtari më i vjetër i grumbulluar është portieri legjendar i Egjiptit, El Hadary, i cili është 45 vjeç.
Lojtarët me më shumë prezenca në një kampionat Botëror 16 – Javier Mascherano (Argjentin); 16 – Rafael Márquez (Meksikë); 15 – Lionel Messi (Argjentinë); 14 – Mesut Özil (Gjermania); 13 – Manuel Neuer (Gjermania); 13 – Thomas Müller (Gjermania); 13 – Cristiano Ronaldo (Portogali); 13 – Sergio Ramos (Spanjë)
Lovre Kalinic, portieri i Kroacisë është lojtari më i gjatë në këtë Botëror. Gardiani i Gent është 201 cm i gjatë.
Për sa u përket ekipeve, Manchester City është klubi me më shumë lojtarë në këtë kompeticion, me plot 16 të tillë, do të kishte 17 nëse Löw nuk do të kishte hequr nga lista në momentin e fundit Sané.
Trajneri më i vjetër?! Óscar Tabárez i Uruguait, 71 vjeç dhe s’ka ndërmend të dorëzohet.

Qyteti me më shumë lojtarë në “Rusi 2018”. Me: 18 – Panama City (Panama); 17 – Lima (Peru); 13 – Reykjavík (Islanda); 10 – Montevideo (Uruguai); 9 – San José (Kosta Rika); 9 – Kairo (Egjipt); 9 – Sidnej (Australi); 8 – Lagos (Nigeri)
Së pari, 124 nga 736 lojtarët e grumbulluar vijnë nga kampionati anglez, nga Serie A janë vetëm 58 lojtarë, nga La Liga janë grumbulluar 81 lojtarë. 67 nga Bundesliga dhe nga Ligue 1 vijnë 49 lojtare
E teksa më të lehtët ishin 3, për peshën më të rëndë nuk ka dyshime: është Roman Torres, mbrojtësi i Panamasë 188 cm-99 kg.
Lojtarët më të lehtë?! Takashi Inui (Japoni: 169 cm – 59 kg), Mbark Boussufa (Marok, 167 cm – 59 kg) dhe Javier Aquino (Meksikë 166 cm – 59 kg)

Related posts

Formacionet zyrtare/ Epoka e re e Spanjës nis pikërisht në “Wembley” kundër Anglisë

Isa.Autor

Rebeli Rabiot, nën gjurmët e shumë të tjerëve te “Les Bleus”

Sadik.Autor

MBROJTËSI MAROKEN PO SHKËLQEN TEK INTER/ Real Madrid do Hakimin mbrapsht. Ja shkëmbimi i mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment