Futboll Sport

Nigeria FRIKËSON Argjentinën/ Asnjë mëshirë ndaj Lionel Mesit

Trajneri gjerman i Nigerisë Gernt Rohr kërkon të mposhtë Argjentinën në ndeshjen vendimtare të grupit dhe nuk mendon në asnjë moment për një tërheqje të mundshme të Messi-t.

“Të gjithë e duam atë futbollist të madh. Edhe unë personalisht, ashtu edhe lojtarët e mi,” shprehet trajneri një ditë përpara ndeshjes.

“Por në futboll nuk ka mëshirë, nuk ka as dhurata. Nuk na intereson nëse Messi largohet nga përfaqësuesja pas kësaj ndeshjeje. Ne kemi vetëm një qëllim, ai është të kalojmë në 1/8-at.

“Mendërisht jemi të fortë, ata kanë mëdyshje. Këtë duam ta shfrytëzojmë. Jemi në pole position, kemi tre pikë dhe ata vetëm një.

“Dhe unë e ndjej që lojtarët e mi janë të uritur. Ju premtoj se do të shihni 11 luftëtarë në fushë.”

Related posts

SFIDA FINALE CHAMPIONS NË MADRID/ Heung-Min Son “thumbon” Liverpool: Zogu im më i mirë se… (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Laçi, Bardheblutë në “ethet” e mbijetesës

Delo.autor

Me pikët e humbura ndaj Lushnjës, Teuta mund të “luftonte” për Europën

Sadik.Autor

Leave a Comment