Futboll Sport

Nis xhiroja e fundit e fazës së grupeve: mundësitë, llogaritë, të kualifikuarit…

Këtë të hënë fillon xhiroja e fundit (e treta) e fazës në grupe të Kupës së Botës në Rusi. Franca, Kroacia, Rusia, Uruguaji, Anglia dhe Belgjika janë kualifikuar tashmë, edhe pse asnjëra prej tyre nuk e ka siguruar ende vendin e parë në grupin e vet. Këto më poshtë janë llogaritë e të gjitha grupeve, para se të fillojnë ndeshjet e fundit vendimtare, të hënën. Kemi tashmë gjashtë kombëtare të kualifikuara, ende asnjë si e para në grup, dhe tetë të tjera të eliminuara nga “Rusia 2018”.

GRUPI A
Arabia Saudite dhe Egjipti janë eliminuar, ndërsa Uruguaji dhe Rusia ndeshen sot mes tyre, ku do të vendoset edhe për liderin e grupit (ora 16:00). Barazimi favorizon rusët, sepse ka shënuar më shumë se skuadra nga Amerika e Jugut në dy ndeshjet e mëparshme.
Është grupi i parë, që do të sqarohet në mënyrë të qartë në mbrëmje, teksa dy të kualifikuarit do ta mësojnë kundërshtarin e tyre në raundin tjetër në orën 22:00, kur grupi i Spanjës, Portugalisë dhe Iranit të kruistalizojnë klasifikimin përfundimtar të grupit B. Çfarë mund të parashikohet për momentin për Rusinë dhe Uruguajin është fakti se, kush do të humbasë në përplasjen e tyre direkte, teorikisht do të ketë kundërshtar më të vështirë në turin vijues. Thënë ndryshe, duhet të kapërcejë ndoshta Spanjën, apo Portugalinë nëse Irani nuk bën surprizën.

GRUPI B
Edhe pse ato i fillojnë ndeshjet e tyre kundër Marokut dhe Iranit (sonte, ora 20:00), Spanja dhe Portugalia tashmë do ta dinë të klaisikuarin në vendin e dytë të grupit A. Ato nuk do të jenë në gjendje për të luajtur me kundërshtarin e zgjedhur paraprakisht, sepse luftojnë për kreun e grupit të vet. Po fituan, si Spanja, edhe Portugalia do të kenë nga shtatë pikë, kështu që duhet të mbështeten në të gjithë golat e shënuar nga secila prej tyre për të zgjidhur vendin e parë dhe të dytë në grup. Komplikimet dhe makinacionet shtohen në këtë drejtim, sepse ikanë barazuar 3-3 në përplasjen direkte mes tyre, si dhe kanë fituar nga 1-0 ndeshjet e dyta. Pra, ndeshjet e treta, të ditës së sotme, janë vendimtare.

GRUPI C
Me Perunë tashmë të eliminuar, gjithçka tregon se dy skuadrat e kualifikuara si të parat dhe të dytat e grupit do të jenë Franca dhe Danimarka, respektivisht, ndërsa ato përballen direkt me njëra-tjetrën me dy pikë diferencë në favor të skuadrës së Deschamps. Një barazim në këtë ndeshje do të kualifikonte automatikisht Danimarkën, ndërsa Franca do ta mbyllte si lidere e grupit.
Po të fitojnë “les Bleus” dhe Australia, atëherë do të kemi pikë të barabarta mes kësaj të fundit dhe Danimarkës, nga katër të tilla. Vendi i dytë do të diskutohej mes australianëve dhe danezëve, duke u marrë parasysh golaverazhi i tyre.

GRUPI D
Në këtë grup ka mjaft të panjohura, pasi një nga protagonistët është Argjentina e Leo Messit. Kroacia është lidere, me gjashtë pikë, por nuk e ka vendin e parë të siguruar ende. Për këtë ballkanasve iu nevojitet edhe një pikë. Nigeria është e dyta, me tri pikë, dhe do të përballet me Argjentinën (të martën, ora 20:00).
Nëse kombëtarja e Modric, Rakitic me shokë marrin edhe një pikë, ata do të jenë udhëheqës dhe do të presin Argjentinën të dytën, nëse ajo e mund Nigerinë. Prandaj, Albiceleste duhet të fitojnë vetë dhe të presin një favor nga kroatët. Argjentina, madje, edhe nga numri i kartonëve mund të eliminohet, nëse shkohet deri në këtë skenar hipotetik.

GRUPI E
Me Kosta Rika, e cila tashmë është jashtë Botërorit, Brazili, Serbia dhe Zvicra duhet të ndajnë dy pozicionet e para të grupit. “Canarinha” janë të parët për momentin, me katër pikë, teksa përputhen në këtë aspekt me ekipin kombëtar zviceran. Brazilianët do të përballen me Serbinë, ndërsa helvetët me Kosta Rikën, respektivisht (të mërkurën, 20:00). “Selecao” ka nevojë për një fitore në ndeshjen e tretë në grup, që të mbrojë vendin e parë. Zvicra, që të mbrojë vendin e dytë, do të duhet të fitojë, po ashtu, kundër Kosta Rikës. Nëse Serbia barazon, atëherë haper skenari që helvetët të mund të renditen edhe të parët, gjithnjë duke marrë tri pikët e veta.

GRUPI F
Meksika me 6 pikë nuk është kualifikuar ende. Një humbje e saj ndaj Suedisë dhe një fitore e Gjermanisë kundër Koresë së Jugut mund ta dërgojë ekipin e Osoritos në shtëpi.
Gjithashtu, mund të ketë edhe një lidhje trepalëshe me tri pikë midis gjermanëve, suedezëve dhe koreanëve. Që kjo të ndodhë, Meksika duhet të fitojë ndaj Suedisë dhe Koreja e Jugut të mposhtë Gjermaninë. Në një rast të tillë, vështirë i arritshëm, do të hyjë në lojë golaverazhi.

GRUPI G
Është, së bashku me grupin A, i vetmi grup, në të cilin dy skuadrat tashmë janë kualifikuar. Belgjika dhe Anglia do të përballen me njëra-tjetrën (të enjten, 20:00) për të vendosur vendin e parë. Para kësaj loje, Anglia është e para, sepse ka shënuar më shumë gola.
E ardhmja e këtij grupi do të varet nga ajo që do të ndodhë në përplasjen direkte. Kushdo që fiton, do të jetë i pari. Nëse ka barazim, duhet të shikohen golat dhe kartonët, që secila nga dy ekipet kombëtare do të ketë.

GRUPI H
Japonia, Senegali dhe Kolumbia janë tri skuadrat, që ende kanë mundësi për ta kaluar raundin dhe të gjitha varen nga vetja. Polonia u eliminua pas humbjes së dy ndeshjeve të para. Në ndeshjen e tretë, Japonia do të përballet me Poloninë e eliminuar ndërsa Senegalin me Kolumbinë (të enjten, 16:00).
Japonia dhe Senegali janë me vlerë barazimi, jo Kolumbia.

Related posts

DEGRADON DEBATI/ “Bërtet HAJDUTI, kapeni HAJDUTIN”: OSMANI dhe PRODANI polemika të FORTA në…

Isa.Autor

Anulimi i kontratës së Donnarummas, reagon Gattuso: Nuk kemi probleme me Gigion!

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Norwich. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment