Futboll Sport

Nisin bisedimet, Flamurtari synon një ”big” për mesfushën

Flamurtari ende nuk e ka zgjedhur trajnerin e ri, por duke parë se shumicës së lojtarëve u kanë përfunduar kontratat, po punohet që të bëhen disa lëvizje në hyrje. Aktualisht po vëzhgohet për lojtarë në Kosovë dhe Maqedoni, ndërkohë që kanë dalë edhe dy emra konkretë, me të cilët vlonjatët janë në bisedime. Vjet trajneri Shpëtim Duro afroi në skuadër disa lojtarë nga Maqedonia, çka ka bërë që të ndiqet sërish e njëjta politikë.

Emri më i bujshëm që kërkohet është Amend Alimi, titullar i padiskutueshëm në sezonin e fundit me Shkëndijën e Tetovës. “Sport Ekspres” shkruan se palët janë në bisedime, ndërkohë që lojtari është nën kontartë me kampionët e Maqedonisë deri në fund të këtij muaji. Shkëndija së fundmi ka njoftuar rinovimet e kontratave me Izair Eminin, Mevlan Muratin, Blagoja Todorovskin dhe Besmir Bojkun, ndërsa me Alimin ende nuk ka një marrëveshje të re.

Mesfushori me tipare sulmuesi ka një karrierë të pasur, teksa ka luajtur edhe me Nk Istra në Kroaci, për t’iu bashkuar më pas Orebro në Suedi. Nea Salamis dhe Ermis Aradippou në Qipro kanë qenë destinacioni i radhës për Alimin, i cili në verën e vitit 2014 zgjodhi të kthehej në Maqedoni dhe të vishte fanellën e Shkëndijës. Afrimi i tij do të ishte një goditje për Flamurtarin. Mesfushori 30-vjeçar do të ishte një përforcim me mjaft vlera.

Në Vlorë i kanë hedhur sytë edhe nga Kosova dhe mesfushori i Besës së Pejës, Florent Qorraj, është emri që po tentohet nga kuqezinjtë. Bisedimet janë në fazën fillestare. Mesfushori i djathtë më parë është lakuar për një kalim te Skënderbeu, madje që në vitin 2015, kur u tha se do të nënshkruante me korçarët një kontratë 2-vjeçare. Tashmë ai mund të provojë një eksperiencë në Superiore, por me fanellën e Flamurtarit.

Related posts

NBA/ Phoenix-Milwaukee, finalja surprizë dhe pa favoritë

Delo.autor

Barcelona e blinduar / Umtiti, titullari me klauzolën më të ulët

Sadik.Autor

Juventus ka vetëm një ëndërr në merkato, dhe ai është ylli i Inter-it

Sadik.Autor

Leave a Comment