Futboll Sport

KËRKOHET NGA KLUBET E MËDHA EUROPIANE/ Talenti holandez zgjedh skuadrën e tij të re, ja ku dëshiron të luajë

Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo Deportivo”, mbrojtësi 20-vjeçar holandez Matthijs De Ligt dëshiron të luajë në La Liga sezonin tjetër. Mbrojtësi që aktivizohet me skuadrën e Ajax ia ka shprehur këtë dëshirë edhe menaxherit të tij Mino Raiola.

Dhe skuadra e përzgjedhur nga De Ligt është Barcelona, ku dy muaj më parë ka firmosur edhe shoku i tij i skuadrës, 21-vjeçari Frenkie De Jong. Një lajm që ka lënë duarbosh shumë nga skuadrat e tjera pretendente për të marrë talentin e ardhshëm folandez.

Për De Ligt janë në garë edhe Atletico Madrid, Manchester City, PSG dhe Juventus. Madje bardhezinjtë dukeshin në “pole” për ta marrë lojtarin, teksa kishin edhe mbështetjen e menaxherit të tij Raiola.

Mbrojtësi 20-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2021 me Ajax, por me 99% ai do të largohet nga skuadra holandeze në merkaotn e verës. Tashmë i takon Raiola të nisë një ankand për të gjetur skuadrën që paguan më shumë për lojtarin.

Related posts

Monaco, tjetër fitore me rezultat të thellë për zonën Champions

Q.Autor

ZYRTARIZIMI TE INTERI ÇËSHTJE DITËSH/ Konte ka idenë e “çmendur”, do te zikaltërit… Barzaljin

F.autor

Përgatitjet për Pogradecin, Lika mund të kursehet. Ngoo ende në Tiranë

Sadik.Autor

Leave a Comment