Futboll Sport

Nisin “firot” te Skënderbeu, mesfushori pranë “divorcit” me korçarët

Skënderbeu duket se ka shumë çështje për të zgjidhur këtë merkato vere dhe gjithçka është bërë lëmsh pas vendimit të CAS-it që la në fuqi vendimin e UEFA-s për pezullimin me 10 vjet nga Europa dhe gjobën 1 milionë euro.

Në këto kushte, shumë prej titullarëve kanë vendosur të largohen nga kampi korçar edhe pse realisht kjo nuk ishte dëshira e tyre, por në një mënyrë janë të detyruar të mendojnë për veten duke qenë se shpresat te Skënderbeu janë të pakta.

I pari që braktisi “anijen” ishte Sabjen Lilaj. Menjëherë pas vendimit të CAS-it, ai u largua nga Skënderbeu dhe firmosi në Azerbajxhan. Ali Soue është largimi tjetër, pasi është kthyer në Itali te Kievo, klub që zotëronte kartonin e sulmuesit. Orges Shehi që ishte në dyshim tani nuk ka më nevojë të flasë, pasi vendimi i CAS-it ka thënë fjalën e fundit për “gardianin” që me 99 për qind luajti sezonin e fundit me korçarët.

Emri i lojtarit të fundit që po qarkullon si “firoja” e radhës është ai mesfushorit, Enis Gavazaj. Nuk ka ende detaje nëse ka gjetur ekip të ri, por ai shihet shumë largë Skënderbeut. Gjithçka pritet të marrë formë ditët e ardhshme, ndërkohë që sot është parashikuar dhe një mbledhje, e cila do drejtohet nga presidenti Ardjan Takaj, nga ku do vendoset shumë për të ardhmen.

 

Related posts

E FRIKSHME/ Pique “THYEN KOKËN” sapo zbret në Milano, para ndeshjes me Interin (VIDEO)

Isa.Autor

KËRKOHEJ ME NGULM NGA “ZIKALTËRIT”/ Arrin marrëveshjen me Napolin sulmuesi spanjoll…

Delo.autor

SEZON I VËSHTIRË ME REAL MADRID/ Ramos kërkon largimin, ja 4 klubet në garë për kapitenin

Delo.autor

Leave a Comment