Futboll Seria A Sport

“SHOKON” Mirabelli: Milani i madh bëhet pa hequr dorë nga lojtarët…

Milani po pret vendimin e UEFA-s për të kuptuar se çfarë të bëjë me merkaton e verës. Nga njëra anë ka “Europa League”, që kërkon angazhim specifik, nga ana tjetër ka një sezon të tërë pa trofe, ndërkohë që ekziston mundësia e gjobave financiare dhe e braktisjes së disa lojtarëve të skuadrës.

Drejtori sportiv, Mirabelli, donte të krijonte momentin “kuqezinist” në “Gazzetta dello Sport”: “Ne nuk mund të bëjmë asnjë transaksion merkatoje në këtë kohë. Milani është gati për të vepruar, natyrisht brenda rregullave. Takimet e merkatos vazhdojnë, për shkak se monitorimi nuk ndalet, edhe pse tani për tani nuk kemi ndërmarrë hapa konkretë, për të shmangur ndonjë përshtypje të keqe.

Pas kësaj do të shohim, merkatoja do të jetë e kujdesshme, e zgjuar dhe mjaft e kënaqshme. Nuk kam asnjë indicie për ndonjë largim të mundshëm. Kemi menduar vetëm në lidhje me rinovimin e Romagnoli, i cili është i lidhur me ne deri në vitin 2022. Kjo së shpejti do të ndodhë edhe me Cutrone. Megjithatë, deri më tani, askush nuk ka kërkuar të largohet”.

Një mendim individual edhe për Cutrone dhe Donnarumma: “Për të dy shohim një të ardhme të madhe. Unë shpresoj që të dy të ecin dorë për dore me Milanin. Gigio? Personalisht mendoj se mund ta kalojë verën i qetë. Milani i madh bëhet pa hequr dorë nga lojtarët e mëdhenj”.

Related posts

Legjenda gjermane i bindur: Ja pse Bayern shkon në finalen e Champions!

Sadik.Autor

PLAS XHELOZIA TEK BARCELONA/ Carles Alena i befason të gjithë: Ia dhanë numrin De Jong pa më treguar…

Delo.autor

DERBI MES KAOSIT/ Partizani fiton, disfatë që dhemb për Tiranën

F.autor

Leave a Comment