Sport Të tjera

Novak Djokovic dëmtohet sërish, në pikëpyetje prania në Wimbledon

Novak Djokovic rrezikon pjesëmarrjen në Wimbledon. Tenisti serb vazhdon të vuajë nga dëmtimet. Pas një periudhe të gjatë larg këtij sporti, Nole e sheh sërish veten në vështirësi.Ish-numri një i botës i dha lamtumirën grand slamit të Roland Garros pasi u eleminua nga italiani Marco Cechinato në çerekfinale. Gjatë duelit Djokovic kërkoi disa herë ndihmën e fizioterapistit për shkak të shqetësimeve që ndjente në pjesën e qafës. Shqetësim ky që rrezikon t’a lërë sërish pushim tenistin serb, madje një gjë të tillë e pranon edhe ai vetë.

“Jam në pritje të analizave mjekësore për të parë nëse situata është serioze apo jo. Në bazë të përgjigjes do të shoh se si do të veproj në të ardhmen. Ndihem i trishtuar që u eleminova, por Marco zhvilloi një ndeshje më të mirë se unë. Shqetësimet fizike më penguan, por nuk dua ta justifikoj veten më këtë pjesë”.

Tashmë Novak Djokovic-it nuk i ngelet gjë tjetër veçse të presë përgjigjen e testeve mjekësore për të parë nesë do të arrijë dot të rikuperohet në kohë për grand slamin e Wimbeldon që starton në fillim të muajit korrik.

Related posts

CEREMONIA E “TOPIT TË ARTË”/ Mbrojtësi Van Dijk “thumbon” keq CR7, ja përgjigja e tij

Delo.autor

KAPITENI I AJAXIT FUTET NË HISTORI/ De Ligt vendos këtë rekord në Champions…

Delo.autor

SULMI NDAJ GAZETARES SHQIPTARE/ Tifozët e Tiranës llogari klubit: Mos bëni lojën e Metës, historia jonë s’ka asnjë lidhje me të

Delo.autor

Leave a Comment