Futboll Sport

Nuk do të jetë ndaj Holandës, por Balotelli synon të kthehet në shembull

“Kurrë nuk është e lehtë që të flasësh për atë që nuk të do. Jo të gjithë të kuptojnë deri në fund, por unë jam përqendruar tek ajo që ma ka ndihmuar. Në një moment të tillë, unë i falënderoj ata. Diskutimi për atë banderolë raciste (kapiteni im ka gjak italian) është i komplikuar. E kam përjetuar vetë kur kam qenë i vogël kurse sot nuk e di nëse është racizëm apo xhelozi. Por të dhemb. Është momenti që italianët të zgjohen. Shiriti i kapitenit nuk është barrë për mua. Pak gjëra do të ndryshonin, ndodhem në kombëtare që të shënoj gola. Mund të jem një shembull edhe pa shiritin kapitenit. Kurse për të tjerët, dhe këtu e kam fjalën për emigrantët afrikanë, do të ishte një sinjal i fortë”, deklaroi Balotelli.

Ndërkohë që edhe trajneri Mancini ka folur për testin kundër tulipanëve.

“Do të ndryshojmë thuajse gjithçka krahasuar me Francën. Ne do të luajmë kundër një ekipi me pak më shumë eksperiencë krahasuar me ne, por që po ashtu po rilind. Ne po ndërtojmë diçka të re, ndryshe, me futbollistë të rinj. Kemi nevojë për kohë, por nuk besoj se do të kemi probleme që të bëjmë gola sepse kemi shumë sulmues të fortë, teknikë. Kur të kemi më shumë siguri, edhe mbrojtja do të përmirësohet. Ndeshja kundër Holandës do të jetë një test i mirë për të ardhmen”, deklaroi tekniku i të kaltërve.

Related posts

Vazhdon “greva” e Mahrez, mungon ndaj Swansea

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Brescia-Inter. Rezultati 1-2

Delo.autor

DUELI NDAJ DONALD CERRONE/ McGregor deklaroi se do të fitojë 80 mln dollarë, vjen reagimi i Dana White

Delo.autor

Leave a Comment