Futboll Sports

Nuk do të shohin Botërorin, të burgosurit hynë në grevë urie

Të burgosurit në një burg të sigurisë së lartë në Argjentinë kanë nisur grevën e urisë pasi iu është komunikuar se nuk do të kenë mundësi të shohin ndeshjet e kombëtares së tyre në Kupën e Botës. Lajmin e konfirmojnë vetë autoritetet shtetërore argjentinase, sipas të cilave nuk bëhet fjalë për një vendim të drejtuesve të burgut, por për një defekt teknik, që pamundëson ndjekjen e ndeshjeve.

Burgu u Madryn ndodhet në zonën e Patagonias dhe prej ditësh për shkak të defektit, televizioni nuk punon më. E të ndodhur para një situate të tillë, të burgosur kanë nisur grevën e urisë dhe madje kanë nënshkruar edhe një peticion ku kërkojnë riparimn e shpejtë duke e konsideruar mungesën e televizorit si një shkelje të të drejtave të tyre. “Kemi tri ditë pa TV. Kështu që kemi marrë vendim të heqim dorë nga ushqimi deri sa problemi të zgjidhet përfundimisht”, shkruhet në peticion.

Në Argjentinë rasti është bërë problem. Peticioni i të burgosurve po bën xhiron në internet dhe opinioni publik është i ndarë. Edhe sepse nuk bëhet fjalë për një dënim, por për një defek teknik, por që drejtuesit e burgut e kanë marrë lehtë dhe nuk i kanë kushtuar rëndësi për ta riparuar. Koha nuk premton. Argjentina luan të shtunën kundër Islandës dhe “çunat” duan të shohin ndeshjen…

Related posts

PIKETON PËRFORCIMIN E RADHËS/ “Zonja e Vjetër” tjetër blerje 100 milionëshe tek Napoli, ja objektivi…

Delo.autor

NUK ËSHTË POGBA/ Juventusi po planifikon rikthimin e çmendur në MESFUSHË…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Dele Alli i pakënaqur pas golit dhe fitores ndaj Suedisë

Isa.Autor

Leave a Comment