Futboll Sport

“EL PIBE DE OROS”/ Maradona pranë mrekullisë, intervista pas ndeshjes… në stilin e tij (VIDEO)

Diego Armando Maradona mund të njohë suksesin si trajner vetëm në ekipin e Dorados në ligën e dytë meksikane. Argjentinasi e mori ekipin në një moment shumë të vështirë në kampionat, por deri tani i ka surprizuar të gjithë dhe synon realisht kalimin në elitën e futbollit meksikan. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, skuadra e Maradonës, Dorados luajti gjysmëfinalen e parë në shtëpi kundër Juarez.

Ekipi i “El Pibe de Oros” i ka habitur të gjithë, pasi fitoi pastër me rezultatin 2-0. Kundërshtari ishte i një niveli mjaft të fortë dhe pretendenti kryesor për t’u ngjitur në ligën e parë, pasi Juarez e mbylli sezonin në vendin e parë, ndërsa Dorados u fut në “play-off” vetëm nëpërmjet vendit të 7-të, pozicionit të fundit që të siguron këtë mundësi. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë nga ekipi meksikian. Fillimisht në minutën e 12′ me Cordoban dhe rrjeta tjetër në minutën e 26′ me anë të Sandoval.

Ndeshja tjetër do të luhet në stadiumin e Juarez me datë 25 nëntor dhe do të vendosë përfundimisht se kush do të kalojë në finale. Intervista e trajnerit Maradona pas ndeshjes ishte mjaft e veçantë dhe në stilin e tij. Ai dukej i pirë dhe dhuroi një moment mjaft gazmor me gazetarët kur u pyet për nivelin e kampionatit.

Related posts

U LARGUA NGA BAYERN PAS 9 SEZONESH/ Martinez surprizon me të ardhmen, 32-vjeçari bëhet shok skuadre me…

Delo.autor

NEYMAR HARRON KU LUAN/ Ylli brazilian FESTON si i “ÇMENDUR” fitoren e një ekipi tjetër (VIDEO)

Delo.autor

Real Madrid – Alaves, formacionet

Q.Autor

Leave a Comment