Futboll Sport

Nuk e aktivizoi asnjë minutë në fitoren kundër Suedisë, Low vlerëson Ozil

Mesut Ozil është çelësi i Gjermanisë për të ecur përpara. Është ky konfirmimi i trajnerit të kampionëve në fuqi të botës, Joachim Low që ka insistuar se Ozil është njeriu ideal për të arritur sukses.

“Ne kemi konkurrencë të fortë me ne në skuadër. Ne do të kemi ende nevojë për krijimtarinë e tij në këtë turne. Ozil është çelësi për të kaluar në raundin tjetër.”-deklaroi Low për “Mirror”.

Ozil nuk luajti për asnjë sekond në ndeshjen e dytë në grup që Gjermania fitoi përballë Suedisë, me Low që preferoi të hedh në fushë lojtarë si Julian Brandt dhe Mario Gomez. Kjo është takimi i 26 që Ozil nuk aktivizohet me kombëtaren që prej grumbullimit të tij të parë në vitin 2009.

Related posts

“DIAGNOSTIKON” ICARDIN/ Gabriel Batistuta: Ka shënuar gjithmonë gola, por mua më…

Delo.autor

SUPERKUPA E SHQIPËRISË/ Shehi: Synojmë FITOREN, por jemi në disavantazh

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Norwich-Manchester City. Rezultati 3-2

Delo.autor

Leave a Comment