Futboll Premier League Sport

Jordan Henderson: Jemi gati të përballemi me çdo kundërshtarë

Mesfushori i kombëtares angleze, Jordan Henderson ka thënë se “Tre Luanët” duan të vazhdojnë momentin e tyre fantastik pas fitores 6-1 ndaj Panamas.

Duke folur për ndeshjen kundër amatorëve të amerikës qëndrore, kapiteni i Liverpoolit tha se akuzat ndaj Gareth Southgate i kanë bërë mirë ekipit, pasi përgjigjen po e japin në fushën e lojës.

“Mendimi ynë është që ne jemi gati të përballemi me çdo kundërshtarë. Nuk jam shumë i sigurt se çfarë mund të ndodhë më vonë, nuk po e mendoj këtë. Ne po përqendrohemi vetëm në ndeshjen kundër Belgjikës. Ne duam të vazhdojmë të fitojmë, duam të jemi në krye të grupit. Nëse ju doni të bëni mirë në Kupën e Botës, ju duhet të mposhtni ekipet e mëdha kështu që nuk ka rëndësi se cilën skuadër ke përballë.

“Nuk ka asnjë shans që ne të heqim këmbën nga gazi. Ne duam të ndërtojmë në performancat tona deri tani, ne duam që niveli ynë të vazhdojë të përmirësohet, të vazhdojmë të përmirësohemi, ju jep siguri, ju jep ritmin.”-deklaroi 28 vjeçari.

Belgjika dhe Anglia janë pjesë e grupit G në Kupën e Botës dhe pas dy takimeve të para kanë arritur të marrin 6 pikë. Në takimin e së enjtes, dy skuadrat do të luajnë të gjitha kartat për të siguruar fitimin e grupit.

Related posts

SHTYRJA E VENDIMIT NGA “CAS”/ Ja çfarë pritet për Skënderbeun

Delo.autor

MODRIC feston me “Topin e Artë”/ Tifozi SHQIPTAR i bën KOMENTIN EPIK (FOTO)

Isa.Autor

DO TA KETË KUNDËRSHTAR/ Lampard mburret me Brojën: Jam unë që i dhashë debutimin

Delo.autor

Leave a Comment